Reshjet e shiut, edhe pse me intensitet të ulët pritet të përfshijnë vendin tonë duke filluar nga nesër. Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

“Do të kemi një javë me alternime. Java nis me diell, teksa të martën do të kthehen sërish reshjet, të cilat do të jenë të dobëta dhe lokale”, tha Gjoni.

Temperaturat minimale dhe maksimale nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 13/20 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 12/20 gradë celcius;

 Në zonat malore 9/13 gradë celcius.

“Në vazhdim do të ketë një rritje të temperaturave si ato minimale dhe maksimale.  Në zonat e ulëta temperaturat pritet të shkojnë deri në27 gradë celcius”, tha Gjoni teksa theksoi se edhe dy javët e fundit të majit do të ketë reshje shiu, por të dobëta.

Sa i përket qershorit Gjoni theksoi se do të sjellë temperatura më të larta.