‘Java nis me shi, por nuk rrezikohemi nga përmbytjet’, meteorologu Osmani: Prej të martës rikthehet sërish moti i kthjellët

Reshjet  e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani thotë në një intervistë për Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët.

‘Në fakt orët e mesditës kanë intensifikuar reshjet e shiut, duke sjellë edhe reshje me intensitet të lartë duke bërë që reshjet të jenë prezentë deri në orën 7 të mbrëmjes, më pas presim një përmirësim. Fillim java mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta por që gjenerojnë reshje shiu por në sasi të pakta. Moti pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes së ditës së martë dhe në vijim kthjellimet të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa herë pas herë do të kemi kalim vranësirash në zonat malore, duke rrezikuar edhe ndonjë reshje shiu. Por për fat të mirë reshjet do të jenë në sasi të pakta, dhe nuk është se do të kemi problematika si ato që ka përjetuar disa ditë më para Evropa Qendrore.’- tha Osmani.

Pas javësh të tëra të 'nxehti afrikan', në Shqipëri ka mbërritur 'Liqeni i ftohtë', fenomeni që ka kaluar nëpër të gjithë Europën dhe që shkaktoi edhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.

Masat e ftohta të ajrit ka mbërritur në rajonin tonë dhe kanë krijuar paqëndrueshmëri të fortë. I gjithë vendi sot është përfshirë nga reshje shiu të dendura në disa zona, por fatmirësisht pa shkaktuar problematika.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm