Sezoni turistik nuk është çelur ende në vendin tonë, por turistët e huaj nuk kanë ngurruar të frekuentojnë bregdetin e Darëzezës në Fier.
Të ardhur kryesisht nga Anglia e Gjermania, ata kanë mbetur të mahnitur nga natyra shqiptare, ushqimi e mikpritja.
“Kam ardhur këtu prej Anglisë, po kaloj një kohë fantastike. Koha është me te vërtetë me diell çdo ditë; ushqimi është i shkëlqyer, i freskët, gjithçka ka shije te shkëlqyeshme; vendasit janë shume miqësorë dhe është me të vërtetë e lehtë për turistët të jenë këtu, sepse të gjithë flasin anglisht. Rekomandoj të vini këtu me pushime, është një udhëtim i shkurtër nga Britania e Madhe, dhe do të kaloni një kohe të shkëlqyer”, tha anglezja Nancy Piligrim.
Moti me diell pjesën më të madhe të vitit, është një tjetër arsye për të cilën ata thonë se Shqipëria ia vlen të vizitohet.
“Vendi është i bukur, njerëzit janë miqësorë, ushqimi është i mahnitshëm. Na u deshën 2 ore për të ardhur këtu, kështu që, me të vërtetë jam i kënaqur, është shumë mirë, ua rekomandoj”, tha Lyndon Allan.
Bregdeti i Darëzezës është një ndër plazhet ende është i paprekur nga ndërtimet masive. Në të gjendet një hapësirë e madhe rëre, që vitet e fundit nuk po shfrytëzohet vetëm nga vendasit, por dhe pushues nga e gjithë Shqipëria e bota.
G.M./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.1%
-
Gafë
51.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5033
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13