'Javë dinamike! Kujdes në bisedime dhe takime pune’/ Si parashikohet java nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me shumë zhvillime ku ndikimet planetare nuk do të mungojnë, sidomos në shenjat e zjarrit. Pak vëmendje dhe kujdes duhet në fillim të javës në lidhje me disa biseda, takime apo vendime të rëndësishme. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Nëse do të bëjmë një klasifikim të shenjave, thekson Pulla, në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare në vendin e 12-të për këtë javë është shenja e Dashit.

12. Dashi

Dashi renditet në vendin e 12-të për shumë arsye, ata duhet të marrin disa vendime shumë të rëndësishme sepse fillon një periudhë ndryshimesh që do të ketë Dashi në fushën e ekonomisë dhe duhet të jetë i vëmendshëm çfarë firmos dhe çfarë vulos, kurse në çështjet shpirtërore duket se ka mundësi dhe rëndësi të veçantë në lidhjet me Akrep dhe Gaforre, ku duket se do të kenë përfitime.

11. Ujori

Në vendin e 11-të kemi Ujorët, pasi disa shtyrje që mund të ketë në fushën e çështjeve ligjore do marrin pak kohë dhe disa ndikime që do të ndodhin tani, por të cilat duan kohën e tyre të realizohen. Në çështje pune dhe karriere, do kenë ndryshime, sepse është periudha e ndryshimeve përsa i përket shenjës së Ujorit dhe është një mundësi e mirë për të arrirë atje ku ata dëshirojnë. Në anën shpirtërore Ujorët kanë një mundësi tani për të stabilizuar apo dhe për një ribashkim nga një ndarje e kohëve të fundit. Një takim momental ka mundësi të ndodhë nga e mërkura ose e enjtja.

10. Bricjapi

Në vendin e 10-të renditen Bricjapët, kemi Mërkurin në Bricjap në një periudhë jo fort ashtu siç duhet, sepse është në krahun e kundërt dhe duhet të bëjmë kujdes në mbylljen e çështjeve të së shkuarës. Këtu duhet patur shumë kujdes dhe duhet të jetë fokusi më i madh i Bricjapëve për këtë javë. Gjithashtu të vëmendshëm dhe ndaj ndryshimeve, kujdes! Në lidhje më çështjet shpirtërore janë në rrugë të mbarë, pasi lidhjet që kanë të bëjnë me Luan të 10-të ditëshit të parë dhe Ujor të 10-të ditëshit të tretë është mundësi shumë e mirë dhe tepër pozitive.

9. Gaforrja

Në vendin e 9-të renditet Gaforrja sepse pret një lajm tani në këtë javë, por mund të ketë shtyrje. Nuk ka arsye pse të mërzitet Gaforrja, por të vendosë të presë dhe do të jetë në favorin e saj. Gjithashtu nuk është momenti i përshtatshëm për blerje, mendohuni mirë përpara se të shpenzoni. Gjithsesi është një moment në përgjithësi i mirë për Gaforret, duket se ata kanë arritur aty ku dëshirojnë, por duhet të marrin disa vendime. Është mirë të marrin vendime këtë javë edhe pse mund të jenë me pak vështirësi. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Gaforre - Bricjap të 10-të ditëshit të parë është diçka shumë pozitive, por pse jo dhe me Akrep mund të kenë një fejesë të papritur.

8. Akrepi

Në vendin e 8-të janë Akrepët, të cilët lidhen shumë këtë javë me çështje të pasurive të paluajtshme, me çështje të kadastrave sepse do vonohen pak tani. Kjo javë është pak a shumë me çështje problematike të ndryshme, por kjo nuk do të thotë të shqetësoheni. Pak të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në punën tuaj aktuale! Përgjatë kësaj jave do të keni mundësi të reflektoni dhe të stabilizoni disa çështje, por kujdes me financat dhe ekonominë, sepse është një problem i vogël të cilin e hasni prej shumë kohësh, ka ardhur momenti që të pyesni veten pse harxhoni kaq shumë. Në fushën shpirtërore pak vëmendje duhet të bëni me Dash të 10-të ditëshit të parë dhe me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë.

7. Luani

Në vendin e 7-të kemi Luanët. Përgjatë kësaj kohe Luanët nisin diçka por nuk e bitisin, ngelin në mes, pasi janë në një moment pak të vështirë i cili lidhet me anën ekonomike financiare, lidhet me disa çështje dokumentacioni, por që është e mundur që përgjatë kësaj jave të rregullohen. Në fakt muaji Dhjetor ka dhe disa të papritura, por për Luanët do të ketë ndikime pozitive sidomos në fushën e dokumentacionit dhe kanë për të mbyllur një çështje të vjetër. Nuk është një vend i keq për Luanët, por i mirë madje përsa i përket disa nismave të reja që do t'i çojnë përpara. Në çështjet shpirtërore lidhjet Luan - Virgjëreshë, Luan - Bricjap ka ndikime favorite, por duhet të kenë pak kujdes me Gaforre nga grindjet.

6. Demi

Në vendin e 6-të kemi shenjën e Demit. Në çështjet e punës do të ketë lëvizje Demi këtë javë, nuk u pëlqen ai vend që ata janë, por duhet patur shumë kujdes ku do të shkojnë. Nëse kanë marrë disa sinjale se aty ku do të shkojnë është mirë dhe i është premtuar se do të marrin më shumë se në punën aktuale, duhet të kenë kujdes pasi rrezikohen që të mund të marrin në fakt më pak. Mendohuni mirë përpara se të bëni një lëvizje, shikoni, studioni dhe më pas veproni! Kjo është dhe moto e Demit për këtë javë sa i takon fushës së punës, ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar të 10-të ditëshit të parë dhe Luan të 10-të ditëshit të tretë duken më të favorizuara dhe pozitive.

5. Peshqit

Në vendin e 5-të kemi Peshqit për këtë javë. Kanë nisur një çështje shumë të rëndësishme ekonomike financiare ose nëse kanë ndërmend për të realizuar diçka e realizojnë, është koha tani. Një moment ideal edhe vazhdimësia që lidhet me ekonominë, lidhet me disa ndryshime të mëdha që keni nisur t'i bëni që nga shtatori dhe është pikërisht momenti tani të vendosni, sepse fundi i vitit ju jep mundësira shumë të mira në stabilizimin e tyre dhe është momenti më i mirë përsa i përket çështjeve të punës. Në fund të dhjetorit ka ndikime shumë të mëdha dhe do të arrini në qëllimet tuaja! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe me Bricjap duket se janë të mbara.

4. Virgjëresha

Në vendin e 4-rt kemi Virgjëreshën pasi është vërtetë në rrugë të mbarë, por ka një diçka sepse një çështje pune që ka disa ditë përpara që është biseduar por nuk e kanë vendosur, i duhet të presin dhe pak. Duhet të jetë pak e kujdesshme Virgjëresha këtë javë të mos nxitohet dhe të jetë më e matur dhe më e vëmendshme. Është mirë që të mos e ngarkoni veten me punë më shumë se ç'duhet edhe pse fokusi më i madh i tyre mbetet gjithnjë ekonomia dhe puna. Por mos harroni se koha punon për juve! Ndërsa në çështjet shpirtërore ndikime favorite kanë të bëjnë në lidhjet me Bricjap të 10-të ditëshit të parë dhe me Akrep të 10-të ditëshit të tretë.

3. Peshorja

Në vendin e 3-të kemi Peshoren, e cila duket se është drejt një rregullimi, stabilizimi ekonomik financiar. Ka nisur një ndikim shumë pozitiv për Peshoren në lidhje me punën, në lidhje me karrierën, në lidhje me ndryshime të mëdha që do të kenë tani e tutje. Është koha juaj, shfytëzojeni sa më mirë këtë javë, pasi vendosja planetare do t'ju favorizojë shumë në çdo vendim dhe veprim që do të merrni. Ndërsa në çështjet shpirtërore pak vëmendje duhet të bëni me Peshk të 10-të ditëshit të parë dhe me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë, ndërsa me Binjak ndikimi duket se është tepër pozitiv.

2. Binjakët

Në vendin e 2-të kemi Binjakët, pasi shenjat e ajrit kanë mundësi edhe pse guvernatori juaj Mërkuri në Bricjap është në anën e kundërt do t'ju ndihmojë në vazhdimësi të gjërave. Në fushën e komunikimit mund të keni disa probleme të vogla, por do t'i zgjidhni. Ju jepet një mundësi tani për të zhvilluar gjëra të rëndësishme ekonomike financiare dhe jo vetëm kaq, por keni dhe disa çështje të tjera që do të thotë vazhdimësia dhe veprimet që do të keni në fushën e karrierës suaj. Ndërsa në çështjet shpirtërore pak vëmendje duhet të bëni me Peshore dhe me Bricjap.

1. Shigjetari

Në vendin e parë renditen Shigjetarët të cilët po bëjnë gati 6-7 muaj që kanë qenë në çështje të tilla dhe pikërisht kjo javë është shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në fushën ekonomike financiare. Në disa punë që kanë tani në dorë mund të ketë shtesa dhe veprime të mira që kanë të bëjnë me ndikime pozitive. Disa udhëtime janë favorite në fushën e biznesit të tyre, por një vëmendje duhet të bëjnë me anën shpirtërore sepse janë pak fajtorë në këtë pikë, por gjithsesi do t'a rregullojnë. Lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor të 10-të ditëshit të parë dhe Luan të 10-të ditëshit të tretë duket se janë pozitive, kurse me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të parë pak kujdes si dhe me Binjak të 10-të ditëshit të dytë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje