Javë dinamike! Ndikimi i eklipsit diellor në 12 shenjat e zodiakut / Horoskopi 8-14 prill nga astrologu Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një renditje të shenjave të zodiakut për javën e dytë të muajit Prill, duke marrë parasysh eklipsin diellor që  padiskutim do të ketë një ndikim shumë të madh. Sipas Jorgos kombinimet e planeteve dhe renditja e tyre ka shumë ndikim në specifikat dhe karakteristikat e çdo shenje dhe kjo javë paraqitet shumë dinamike për të gjitha shenjat e zodiakut.

Në vendin e 12-të Demi

Edhe pse keni shumë mundësi në stabilizime pune dhe ekonomie, duhet të lodheni pak më tepër në këtë javë, sepse është shumë e rëndësishme qëllimi dhe se çfarë duhet të arrini. Mundësitë janë të mëdha në dashuri, por këtë javë duhet të tregoni pak kujdes dhe jo nxitime, pasi nxitimi mund t’ju çojë në rrugë të gabuara me persona të papërshtatshëm. Lidhjet më të suksesshme për shenjën e Demit janë me ata të shenjës po të Demit dhe Peshores, ndërsa dita më e mirë është e premtja, ku do ju hapen disa porta që nuk e kishin menduar më parë ekzistencën e tyre.

Në vendin e 11-të Peshqit

Për ata të shenjës së Peshqve, duket se fillim java ka të bëjë me një ndikim planetar nga Mars-Saturni në shenjën tuaj. Këtë javë kemi mundësi të reja edhe pse eklipsi i diellit dhe fillimi i kësaj jave kanë disa të papritura në fushën e biznesit, që do të thotë: “Atë që blen, nuk e kthen dot pas” prandaj kjo javë mund të jetë e mirë, por beso dhe vendos. Në dashuri duket se do ja arrini qëllimit tuaj dhe ajo që ju ndikon shumë pozitivisht në lidhje është kombinimi me Dash dhe Akrep, ndërsa dita më e favorizuar është dita e enjte.

Në vendin e 10-të Ujori

Ju të shenjës së Ujorit, mundohuni në këtë jave të vini pikat mbi “i” sepse është një javë që kërkon kujdes dhe vëmendje. Në plane afatgjatë mundohuni të jeni të vëmendshëm në firmosje dokumentesh, sepse si kohë është e mirë dhe me mundësi të mira. Në një të ardhme të afërt, dashuria është në rrugë të mbarë dhe ka shumë shanse të mëdha, të cilat kanë të bëjnë me lidhjet nga e kaluara, ku mund të keni ribashkim nësë keni patur shkëputje, si dhe njohjet të reja që janë shumë favor. Dita më e mirë duket se është e mërkura, ku nuk do të mungojnë mundësitë në të gjitha fushat e jetës.

Në vendin e 9-të Peshorja

Ju të shenjës së Peshores ju hapen horizonte të reja në çdo fushë e në çdo drejtim, pasi është momenti i mirë që të përgatiteni nga kjo javë e në vazhdim, sepse mund të lodheni, por kjo lodhje do ja vlejë për periudhën që do të vijë. Për ju është kohë e mirë në stabilizimin e ekonomisë dhe karrierës, ndërsa në dashuri më të fituar do të jenë lidhjet me probleme, sidomos lidhjet që kanë të bëjnë me Dash, Gaforre dhe Peshk. Për ju Peshore, do të zgjidhen një herë e mirë problemet me të kaluarën që ju kanë shqetësuar shumë së fundmi. Dita më e mirë për ju është e hëna, e mërkura dhe e premtja, ku do të keni disa mundësi të arta.  

Në vendin e 8-të Binjakët

Duket se Dielli në shenjën e Dashit formon një gjashtëkëndësh me Plutonin që i jep ngjyrë jetës tuaj dhe durimit që keni. Tani e tutje, nuk do ju mungojnë mundësitë e reja që do ju jepen, sidomos për ju që jeni në kërkim të një pune të re dhe shanseve të reja në biznese të ndryshme. Në fushën e dashurisë ka ardhur momenti që të stabilizoni lidhjen tuaj apo njohjet që mund të keni, sidomos lidhjet që keni me Gaforre, Shigjetar apo dhe Virgjereshë të dhjetëditëshit të parë. Dita më e mirë për ju Binjakë është dita e premte.

Në vendin e 7-të Dashi

Mundësi dhe rëndësi të veçantë merr ekonomia këtë javë për ju të shenjës së Dashit. Është në të mirën tuaj të shikoni se çfarë doni të stabilizoni, mendohuni mirë dhe qartë sepse kjo javë është e mirë për vendime dhe ndryshime në fushën ekonomike. Në punë priten ndryshime, pse jo është momenti i duhur të ndërroni punë. Kjo javë do të thotë pozitivitet, mundësi, shanse në çdo aspekt dhe ju Dash i keni të gjitha mundësitë për të nisur diçka të re. Në anën sentimentale nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse i keni të gjitha mundësitë. Të palidhurit gjithashtu favorizohen, pasi  është koha dhe momenti të bëni një hap para në sferën sentimentale. Lidhjet më afatgjata duket se janë me Gaforre, Virgjëreshë dhe Peshk, ndërsa dita më e mirë duket se është e dita e premte.

Në vendin e 6-të Gaforrja

Ju të kësaj shenje edhe pse ndodheni në këtë renditje, koha është në favorin tuaj. Është momenti të përllogarisni nga tani të ardhmen tuaj se çfarë  doni të arrini, ku kjo ju jep shpresë dhe mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe çështje të rëndësishme që mund të keni. Në dashuri keni favorizime, sepse lidhjet që mund të keni apo të njiheni me shenjat si Dash, Binjak, Ujor si dhe njohjet e reja, do të kenë jetëgjatësi në kohë. Dita më e mirë për ju Gaforre është e dita e mërkurë dhe e enjte.

Në vendin e 5-të Akrepi

Kjo është një javë e mirë me mundësi për stabilizimin ekonomik dhe jo vetëm. Është koha dhe momenti të nisni diçka të re dhe pikërisht kjo periudhë është e juaja. Duhet t’a shfrytëzoni në maksimum këtë javë, pasi do të keni mundësi në udhëtime pune, takime, firmosje dokumentacioni. Në fushën sentimentale është një moment i mirë për të lidhurit, ndërsa mund të zyrtarizohet një lidhje që ka më shumë se 8 muaj që ka nisur dhe ka për t’ja vlejtur. Lidhjet më perfekte janë me Dem, Gaforre dhe Peshk.

Në vendin e 4-rt Shigjetari

Shigjetari është me fat sepse çdo gjë që nis në fushën e biznesit, ka jetëgjatësi në kohë dhe mundësi të firmosin shumë kontrata të rëndësishme. Këtë javë mund të themi se jeni në kohën më të mirë për t’ja arritur qëllimit tuaj në ekonomi dhe në anën personale. Në fushën e dashurisë bëni pak kujdes, mos e thoni fjalën e fundit në fillim sepse mund të keni probleme më vonë. Kjo javë do të ketë sukses për ata që kanë apo nisin lidhje të reja dhe nuk kanë shanse që të shkeputen, sidomos lidhjet me Akrep, Peshk dhe Dem të dhjetëditëshit të parë.

Në vendin e 3-të Luani

Këtë javë ju të kësaj shenje do të merreni shumë me punët aktuale dhe me disa çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën. Do keni mundësi për të zgjidhur shumë çështje të lëna pezull. Do ju jepet mundësia të firmosni një kontratë afatgjatë që ka të bëjë me një biznes me jashtë, apo mund të jeni ortak me dikë, ku do të vendoset pikërisht në këtë javë, pasi është javë e mirë në firmosje, sidomos në ditën e mërkurë dhe të premte. Në dashuri është një javë e mirë dhe ju që keni një njohje, mund t’a  ktheni në lidhje serioze. Është një moment ideal, shfrytëzojeni këtë javë pasi do ia vlejë. Lidhjet me Dash, Luan apo me Ujor janë perfekte. Dita më e mirë është dita e premte dhe e diel.

Në vendin e 2-të Bricjapi

Duket se shanse të mira vinë për ju të shenjës së Bricjapit. Shfrytëzojeni këtë javë në mundësitë që do ju jepen, pasi puna, ekonomia dhe një investim janë shumë premtuese. Mund të bëni biznesin tuaj i cili do të jetë shumë i sukseshëm dhe momenti është tani! Në çështjet shpirtërore nuk do ju mungojnë shanset në një njohje të re apo në një lidhje që do të përfundojë në fejesë. Kjo është një javë e favorshme dhe lidhjet më të mira do të jenë me Dem, Virgjëreshë, apo Gaforre, të cilësuara si perfekte. Ditët më të mirë janë dita e hënë, e mërkurë dhe e shtunë.

Në vendin e 1-rë Virgjëresha

Virgjëresha si shenjë toke ka shumë përparësi në këtë javë. Ata të kësaj shenje do i japin shumë peshë punës, ekonomisë dhe stabilitetit familjar. Do të firmosin kontrata të rëndësishme pune që do të jenë afatgjata. Një udhëtim apo një punë e re është duke ju pritur, pasi e gjithë java është shumë e mirë për gjërat që dëshironi. Në fushën e dashurisë duket se shkoni shumë me Ujorin, Demin dhe Gaforret e dhjetëditëshit të parë. Ditët më të mira janë e mërkurë, e premte dhe e shtunë.  

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë