‘Javë e rëndësishme për të marrë vendime’, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat shenja duhet të kenë më shumë kujdes

Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla theksoi se kjo javë do të jetë një javë shumë e rëndësishme për të marrë vendime, në ekonomi, në dashuri dhe në fillime të reja. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për vendime që duhet të marrim, pasi kjo javë sipas astrologut Jorgo Pulla “është një javë e sekretëve të mëdha”. Hëna në Akrep dhe gjashtëkëndëshi në Pluton dhe Uran janë problemaktikat numër një që ndikojnë. Për disa shenja do të dalin në pah shumë sekrete, kryesisht duhet të jenë shumë te kujdesshëm shenjat e Dashit (10-ditëshi i parë, Akrepi (10-ditëshi i tretë) dhe Ujori (10-ditëshi i dytë). Është një javë shumë e rëndësishme dhe duhet të jemi të vëmendshëm në ato që do të themi.

Ja cili është parashikimi javor për të 12 shenjat e zodiakut.

Dashi

Shenja e Dashit duhet të jetë shumë e vëmendshme këtë javë në lidhje me vendimet që mund të marrë në çështjet që kanë të bëjnë me punën aktuale, sepse do bëheni objekt bisede për një punë. Ju që jeni në vende pune kyçe duhet të bëni kujdes sepse mund të merrni përgjegjësitë dhe të dikujt që ka bërë gabime. Në lidhje me anën ekonomike është mirë që t’i bisedoni dhe shqyrtoni me kujdes çdo problem financiar. Sa i takon anës shpirtërore dhe lidhjeve me pengesa, për 10-ditëshin e tretë me një Peshore apo Luan është një kohë shumë e përshtatshme për të zgjidhur një problem apo konflikt që mund të keni pasur.

Demi

Si shenjë e Tokës, ndikimi planetar është në këtë periudhë me shumë dilema. 10-ditëshi i dytë duhet të tregojë kujdes në fushën ekonomike, motoja e kësaj jave duhet te jetë “Eci ngadalë sepse nxitoj”. Edhe pse grindjet, problematikat apo hëna e plotë e datës 18, është akoma në ndikim tek juve, ju jep një mundësi që të zgjidhni mes të vështirës dhe të pamundurës. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punët aktuale, edhe pse mund të keni lëvizje të vendit të punës mos u shqetësoni, pasi ju e dini se çfarë bëni dhe ku doni të shkoni me çështjet e karrierës. Gjithashtu duhet të jeni të vëmendshëm në çështjet shpirtërore, mund të dalë një sekret, prandaj duhet të evitoni mos përfshini njerëz të tretë në problemet tuaja, por përpiquni që t’i zgjidhni vetë.

Binjakët

Është bërë një padrejtësi shumë e madhe dhe jeni në dilemë se çfarë duhet të bëni. Sa i takon një udhëtimi që keni në plan të bëni, mund të ketë shtyrje për arsye të një momenti jo të përshtatshëm, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm, keni kohë në dispozicion që t’a shtyni për një moment tjetër. Në lidhje me çështjet ekonomike financiare ka një ndikim shumë të madh që duhet t’a zgjidhni pikërisht tani. Në lidhje me biznese që doni të bëni, duhet të rimendoheni dhe një here, sepse është periudhë jo fort e mirë. Në lidhje me çështjet shpirtërore, një lidhje me Peshk dhe Virgjëreshë duket se është drejt përfundimit të anës pozitive dhe mundësitë janë të mëdha që të arrini aty ku dëshironi. Nëse keni një problem shëndetësor është mirë që të bëni një vizitë këtë javë, është një kohë e mirë për shenjat e Ajrit për rikuperim.

Gaforrja

Ndikimi i hënës në Akrep dhe ndikimi i Diellit gjithashtu në gjashtëkëndësh me Plutonin, do të sjellë anë pozitive, e drejta do të triumfojë, por mos u nxitoni në fjalët që do të thoni, edhe pse mund të dini shumë, është mirë që përgjatë kësaj jave të flitet sa me pak. Kjo periudhë është mjaft problematike dhe duhet të keni kujdes sidomos ju që jeni sipërmarrës, apo ju që keni një pronë duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi mund të humbisni. Për ata që kanë patur probleme të pazgjidhura prej vitesh ky mund të jetë momenti ideal. Në lidhje me çështjet shpirtërore një ndikim që ka të bëjë me Shigjetar, Dash apo Peshore do të zgjidhet sidomos me Peshore, pasi Peshorja është shenja e dashurisë dhe e së ardhmes në jetën tuja.  

Luani

Për ju të shenjës së Luanit duket se disa ndryshime që keni në këtë periudhë do të sjellin mundësi shumë të mira, pasi ndikimi i diellit që bën në gjashtëkëndësh me Mërkurin, planetin e komunikimit por edhe Jupiteri ne planetin e Afërditës do të bëjë që të “lëvizni” me shpejtësi. Jeni në kohën e duhur dhe mund të bëni disa ndryshime në punën tuaj ose një shtesë në biznes, por me kujdesin më të madh nëse bëhet fjalë për një pasuri të paluajtshme. Nëse doni të shisni, është një javë shumë e mirë sidomos të enjten, shtunën dhe të dielën. Sa i takon çështjeve shpirtërore duhet pasur kujdes me një Ujor dhe Shigjetar. Në lidhje me çështje me persona të tjerë në punë, kujdes mos flisni shumë, tregohuni më të matur.

Virgjëresha

Është një nga periudhat më të mira të shenjës së Virgjëreshës. Mirëpo disa persona që ju flasin pas krahëve, ju i merrni të mirëqëna. Ka filluar një ndikim tek ju dhe do të habiteni sesi disa informacione do të dalin për çështje që vetëm ju i dinit. Mos u nxitoni dhe do të kuptoni shumë gjëra. Në ekonomi, në dashuri, ju që jeni në njohje do të keni një javë pozitive. Ju këshillojmë që përgjatë kësaj jave të bëni një vizitë shëndetësore. Mund të dalë një udhëtim i papritur për t’a realizuar, por kujdesuni për çdo detaj qoftë edhe elementar.  Në fushën ekonomike tregoni kujdes dhe duhet të ruani disa sekrete, sidomos gjërat e mira duhet t’i mbani për vete, në mënyrë që të mos ndikojë asnjë energji negative.  

Peshorja

Shenja e Peshores ka një indicie për rritje në detyrë, por kujdes nëse themelet janë të forta dhe ju keni punuar për to, atëherë jeni në rrugën e duhur. Në të kundërt, nëse nuk jeni të sigurtë mos rrezikoni. Një çështje ligjore që do bëhet objekt bisede tani dhe një çështje që do të dalë do sjellë në pah shumë gjëra të papritura. Duhet të jeni të kujdesshëm, shumë fjalë dhe sekrete do përfliten. Në lidhje me çështjet ekonomike përgatituni për gjera më të mëdha.

Akrepi

Është një javë që do të lodheni shumë. Përsa i përket punës tuaj aktuale, do t’ju bëhet një padrejtësi, nuk do t’ju njihen kontributet tuaja. Është një moment që ju duhet të përgatiteni për këtë gjë dhe t’ia dilni mbanë. Do të jetë humbje për ata që do ju humbasin dhe fitore për ata që do ju fitojnë. Disa para që nuk i keni marrë akoma nga një çështje shtetërore jeni drejt rrugës së përfitimit, bëni pak durim. Në lidhje me çështjet shpirtërore bëni kujdes dhe vëmendje në gjërat që doni. Keni një mundësi të artë, një rikthim nga e shkuara, është një moment shumë i mirë për Akrep - Gaforre dhe Akrep - Luan.   

Shigjetari

Në lidhje me çështjet financiare është një moment shumë i mirë për zgjidhje tani. Në lidhje me bankën, në lidhje me disa ndryshime që do të bëni me punën tuaj, me lëvizje që mund të keni është koha më e mirë për të stabilizuar çështjet tuaja ekonomike. Në çështjet shpirtërore keni kujdes, mos u nxitoni dhe mos mbani dy kunguj nën një sqetull.

Bricjapi 

Fjala kyçe për këtë shenjë është ekonomia. Përveç punës që ju po bëni, do të dalë diçka tjetër që do të përforcojë anën tuaj financiare. Jeni drejt bisedimeve dhe pikërisht kjo javë ju favorizon shumë. Para disa ditësh keni marrë një lajm shumë të mirë dhe duhet t’a shfrytëzoni duke filluar nga e mërkura. Koha mund të jetë i vetmi problem i juaji. Është koha më e mirë për të arritur qëllimet tuaja sidomos ato financiare. Në çështjet shpirtërore ka qenë një periudhë debatesh, e cila do të vazhdojë edhe këtë javë, por në përfundim të javës gjithçka do të zgjidhet, është java e fillimeve të mëdha.

Ujori

Ujori nuk do të ketë një javë pozitive në lidhje me punën dhe me sekrete që do të dalin në sipërfaqe. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm sidomos ato që kanë poste drejtuese duhet të jenë shumë vigjilent, pasi do të ndodhin gjëra të pa drejta për ju. Mund të prishen kontrata dhe disa pagesa nuk do t’ju bëhen, duhet të tregoheni shumë vigjilentë. Nëse do të merrni një ofertë pune mos u nxitoni, prisni pasi kjo jave nuk është e mirë për ju për të marrë vendime. Në lidhje me çështjet shpirtërore Ujor - Akrep, Ujor - Binjak kanë ndikime shumë të mira.

Peshqit

Peshqit mbahen si shenja e parë e zodiakut për vitin 2022, por megjithatë deri në fund të Prillit, fillim Maji kanë nevojë stabilizimi derisa të mësohen me zhvillimet e reja. Në lidhje me familjen jeni në pritje të një fëmije, është një moment shumë i mirë për të realizuar ëndrrat tuaja. Ju që jeni në një njohje të re përkushtohuni, pasi kjo njohje mund të kthehet në lidhje serioze.  Dita e mërkurë, e shtunë dhe e Dielë janë ditë shumë të mira për çështjet sentimentale. Në lidhje me stabilizimin ekonomik janë pozitive.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja