'Javë e rëndësishme, ruani qetësinë dhe mos debatoni'/ Si parashikohet kjo javë në fushën astrologjike nga Astrologu Jorgo Pulla

Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara një stuhie. Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë. Shenjat më të favorizuara për nisma të reja përgjatë kësaj jave janë Gaforrja, Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa më shumë vëmendje duhet të tregojë Ujori.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën  13-19 Mars 2023

Dashi

Duket se është një periudhë mjaft pozitive, një periudhë që do ndikoheni jashtë mase. Dashi ka qenë dhe mbetet shenja më perfekte dhe më pozitivja në lidhje me çështje ekonomike-financiare, takime të rëndësishme që kanë dhe do të ndryshojnë taktin, mënyrën në fushën e punës së tyre. Ju të shenjës së Dashit jeni shumë të ndikuar në anën ekonomike edhe pse keni patur disa probleme të 10-të ditëshit të tretë, por kjo nuk ju prish punë përsa i përket nismave të reja apo punës që keni. Është një moment mjaft pozitiv për të zhvilluar dhe nxitur gjëra të mëdha në ekonomi. Një ortakëri me Bricjap është pozitive. Dita e mërkurë është një ditë shumë e rëndësishme, do të bëni një takim i cili do jetë në favorin tuaj. Edhe pse të tjerët mund të jenë në dilemë për dhënien e një posti pune do ta kuptojnë përgjegjshmërinë tuaj duke qenë se ju jeni të dhënë e të përkushtuar në punë dhe jeni të suksesshëm në atë që merrni përsipër. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Luan mund të jenë pak problematike, ndërsa një kujdes i veçantë duhet të tregohet me Akrep. Kujdes nga thashethemet, ruani qetësinë dhe mos debatoni.

Demi

Për ju të shenjës së Demit duket se dita e sotme është mjaft e rëndësishme, madje e rëndësisë së veçantë, pasi filloni javën me çështje pune, çështje karriere, marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit. E gjithë java është e rëndësishme duke filluar nga e hëna, e mërkura dhe e premtja, 3 ditë shumë të mira për Demin pasi keni mundësi për zhvillime të reja në punë, në disa takime që do të bëni, të cilat kryesisht do të kenë në fokus punën, një marrje në dorëzim e një pune apo një ngritje në detyrë. Ju që jeni në biznes do të bëni disa ndryshime që shkojnë në favorin tuaj. Sa i takon një udhëtimi që mund të bëni ka gjasa që të shkojë shumë mirë, por duhet të bëni kujdes në çështje dokumentacioni, firmosje. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Ujor duket se janë të mbara. Një lidhje e re është me Gaforre dhe kjo mund të shkojë deri në martesë. Demi gjithnjë ka qenë favorit në anën shpirtërore.

Binjakët

Binjakët do të kenë mundësi të zgjidhin çështje ashtu siç duan ata. Është një moment shumë pozitiv në lidhje me një çështje shumë të rëndësishme ekonomike, është diçka shumë favorite që ka të bëjë me fushën e biznesit dhe karrierës. Do të merrni një vendim të rëndësishëm sa i takon punës, pasi do të zgjidhni një ngërç që ju ka munduar. Është një moment mjaft i mirë për Binjakët pasi shumë gjëra do të marrin zgjidhje vetë. Kohë e përshtatshme për takime të rëndësishme, vendime dhe udhëtime. Një takim i rastësishëm mund të dalë shumë pozitiv në çështje pune. Ju keni mundësi për të qenë në role drejtuese, kohë ideale për ndryshime, sepse një ndryshim i vogël sot në të ardhmen do të jetë i madh. Në çështjet shpirtërore edhe pse jeni paksa në dilemë sa i takon largësisë në dashuri mos u shqetësoni pasi zgjidhja do të vijë shumë shpejt. Ditë favorite është dita e enjte me shumë mundësi. Lidhjet Binjak-Virgjëreshë, Binjak-Shigjetar dhe Binjak-Peshk janë lidhje pozitive, pasi kanë një ndikim të fortë planetar.

Gaforrja

Edhe pse keni disa dilema që lidhen kryesisht me punën, vazhdoni përpara dhe mos lini asnjë minutë të kësaj jave pa shfrytëzuar. Lini mënjëanë gjithçka, merruni me punën aktuale, me takime pasi është një mundësi e mirë tani në këtë periudhë për ju përsa i përket marrjes së vendimeve të rëndësishme. Është gjithashtu një moment i mirë ekonomik, një moment mjaft favorizues për ndryshime. Duket se do të jetë një javë mjaft pozitive për ju me shumë mundësi, do të merrni ndihmë kudo që do trokisni dhe do të dilni faqebardhë. Nuk ka vend për t'u shqetësuar sa i takon ekonomisë, pasi koha ka treguar se jeni me shumë fat në këtë drejtim. Megjithëse Gaforret në anën shpirtërore janë pak të nevrikosura duhet të tregohen më të përkushtuara. Lidhjet me Dash dhe Peshore duken të mbara, ndërsa vëmendje me Shigjetar.

Luani

Për Luanët duket se është një moment mjaft i mirë, do të keni mundësinë të zgjidhni gjërat siç i dëshironi edhe pse keni pasur disa probleme me punën, me detyrat e obligimet e shtëpisë. Keni lënë shumë gjëra pas dore, tani është momenti ideal për lëvizje dhe zgjidhje. Është një periudhë shumë e mirë që ka të bëjë me anën ekonomike-financiare, me ndryshime favorizuese. Mund të merrni një punë shumë të madhe, e cila mund të ketë të bëjë dhe me jashtë në Europë. Tani e tutje ju jepet mundësia për të marrë vendime dhe për të zgjidhur shumë çështje. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe Dem duken të mbara. Me Dem do të zgjidhin pas ditës së mërkurë një problem të vogël që kanë.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat është një moment tani që vërtetë jeni në kërkim të çështjeve të punës, keni pasur disa ndryshime të mëdha në çështje punë të cilat mund të mos kenë qenë ashtu siç i prisnit, keni pasur disa debate, disa probleme në çështje ligjore, por dita e mërkurë dhe dita e premte janë dy ditë mjaft pozitive për të zgjidhur këto probleme sepse është një kohë e përshtatshme dhe shumë e mirë, nuk ka vend për t'u shqetësuar. Ka ardhur koha për të zgjidhur një konflikt të vjetër, gjithashtu do të merrni disa para nga një punë e mbaruar. Çdo debat i mëparshëm mund të themi se tani mund të quhet i kaluar, pasi gjërat po vijnë drejt stabilizimit për ju. Ndikime favorite në punën tuaj si karrieristë që jeni. Virgjëresha pritet të ketë ndryshime në anën shpirtërore, një njohje mund të kthehet në lidhje serioze. Dita e enjte është shumë e mbarë në fushën e dashurisë. Kjo javë është vendimtare në marrjen e vendimeve të rëndësishme, vetëm kujdes qëndroni larg debateve. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Bricjap duken perfekte.

Peshorja

Për ju të Peshores është koha një herë e mirë për të zgjidhur problemet e së shkuarës. Tani për tani mund të ndjeheni pak të pasigurtë apo të frikësuar, por kujdes mos bëni takime me njerëz që nuk i njihni mirë, njerëz që kanë më shumë thashetheme se fjalë të mira. Këta njerëz anashkalojini sepse nuk kanë çfarë t'ju japin. Mos merrni negativitetin e të tjerëve. Ju jepet një mundësi shumë e mirë në çështjet e punës dhe karrierës, jeni të pozicionuar në fushën ekonomike-financiare. Peshoret duhet të zgjidhin një ngërç me shtetin, është një javë pak e ashpër me ju, duhet të jeni vigjilent, të matur dhe këmbëngulës në atë që doni të arrini. E hënë, e mërkurë dhe e premte ditë pozitive për zgjidhje problemesh dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Në anën shpirtërore edhe pse keni patur probleme me Bricjap do ta zgjidhni, me Gaforre duket pozitive.

Akrepi

Akrepët e kanë shumë të rëndësishme çështjen e punës së tyre, edhe pse mund të jenë në role drejtuese, edhe pse mund të bëjnë një ndryshim pune. Këtë ndryshim do t'a bëjnë pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç duhet. Akrepët në përgjithësi çdo gjë e bëjnë mirë drejt ideales, kurse punëdhënësi ose eprori i tyre do që të jeni më të shpejtë jo të avashtë. Por, ju keni të gjithë të drejtën të krenoheni me punën tuaj, moto juaj është 'eci avash sepse nxitoj' por të tjerët shpesh nuk e kuptojnë këtë gjë, duan nga ju që të prodhoni pa fund. Ju keni të gjitha mundësitë për të shkëlqyer në punën tuaj, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni. Ditët favorite për bisedime janë e hënë, e mërkurë dhe e shtunë. Janë ditë mjaft pozitive në zhvillime të reja që do të keni tani e tutje në fushën e biznesit. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak dhe Virgjëreshë janë perfekte.  Një njohje e re mund të kthehet në lidhje serioze.

Shigjetari

Për Shigjetarët duket se kjo javë kërkon suksesin në anën ekonomike-financiare në lidhje me punën, në lidhje me ndryshime, me të papritura. Është një moment tani mjaft i mirë dhe tepër perfekt në zhvillime, në zgjerime në çdo aspekt të punës. Një moment ideal sepse do filloni ndryshime në anën ekonomike, në rritje në detyrë, në investime që do të keni tani e tutje. Keni mundësi të tre 10-të ditëshet, edhe pse i treti është më i favorizuar në ekonomi. Do të keni një rritje drastike ekonomike. Shigjetarët janë të prirur që gjithnjë të japin zgjidhje në kohën e duhur në fushën e biznesit. Edhe pse do të keni pak lodhje në punë kjo nuk do t'ju ndikojë, pasi ju jeni 'lokomotivë' pune, mbledhja e parave është motivi juaj dhe kjo javë është shumë pozitive në këtë aspekt. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Virgjëreshë janë ideale, kurse vëmendje me Gaforre.

Bricjapi

Është një periudhë pozitive, i keni mundësitë dhe ju jepet koha e duhur pë nisma të reja, por nuk e di arsyen përse ju nuk keni sigurinë kur bëhet fjalë për nisjen e një pune. Nëse ju keni dëgjuar ndonjë fjalë për kompaninë, fabrikën, firmën, apo punën ku do të shkoni, interesohuni pasi historiku është shumë i rëndësishëm, por duke marrë parasysh se çdo gjë ka dhe dallgët e veta. Ndaj ju dhe mund t'a anashkaloni këtë gjë, por duke qenë të kujdesshëm në leximin dhe firmosjen e kontratave. Kjo është një periudhë e mirë për vendime dhe ndryshime madhore për të bërë një stabilizim në punën dhe jetën tuaj. Rritje ekonomike dhe çështje vendimtare në ndryshime, në takime. Është një moment historik për ju, pasi jeni në prag të fillimit të diçkaje të re. Në çështjet shpirtërore mos dëgjoni të tretët në marrëdhëniet tuaja dhe mos u shqetësoni për gjëra të vogla. Kujdes, mos u nxitoni në lidhjet tuaja, bisedoni çdo gjë me njeriun e zemrës. Një ulje-ngritje mund të keni me Gaforre.

Ujori

Edhe pse është një javë pak problematike për Ujorët, ata kanë një mundësi punësimi, kanë marrë një PO pozitive në lidhje me një kontratë shumë të rëndësishme me jashtë. Për ju që punoni në vende kyçe ose në instanca të larta do ndryshoni vend pune. Do të jetë diçka tjetër që do të realizohet në punën dhe karrierën tuaj. Gjëra të mëdha do të arrihen me zgjuarsinë tuaj, është një moment shumë pozitiv për të parë se çdo të bëni në vazhdimësi, në të ardhmen tuaj. Ujori është i dhënë, i përkushtuar pas punës dhe karrierës. Mund të merrni përsipër një punë, e cila mund të ketë dhe kleçka në vetëvete, studjoni mirë çdo hap para se të jeni vonë dhe mos hyni në det me këmbë pa patur mjetet përkatëse për të lundruar. Mos rrezikoni! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak dhe Peshore duken të mbara, ndërsa vëmendje bëni me Virgjëreshë.

Peshqit

Në këtë javë kaq të rëndësishme duhet të bëni një përllogaritje me letër dhe laps se ku do të shkoni, sepse shumë para mund t'ju vijnë, pasi Saturni në shenjën tuaj në trekëndësh me Plutonin jep shumë mundësira sa dhe ju vetë do çuditeni. Vetem kujdes nga thashethemet, verifikoni burimin e informacioneve. Është pikërisht kjo periudhë, është pikërisht ky moment që ju të zgjidhni gjërat tuaja, të arrini në finish sidomos në punën tuaj, pasi keni humbur raste të rëndësishme. Rastin që do t'ju vijë tani mos e lini pas dore, është momenti i duhur i punëve të mëdha, të cilat ose i merrni sot ose pastaj do jeni të detyruar të prisni deri në Shtator. Në fushën shpirtërore lidhjet e suksesshme dhe vendimtare janë me Akrep dhe Binjak, ndërsa me Bricjap kërkohet pak vëmendje.

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD