'Javë e rrezikshme! Shumë gjëra do ndryshojnë…’ Parashikimi javor i horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me vështirësitë e veta me momente të ndryshme që ndikojnë apo diktojnë në anën ekonomike financiare, por duhet patur dhe kujdes në një kohë për shumë arsye, duke parë dhe vendosur në lidhje me çështje që lidhen kryesisht me ekonominë dhe bankat. Është një moment gjithashtu ku gjërat do të ndryshojnë, nuk do jenë siç kanë qenë më parë, mund të jetë një problem ende i pazgjidhur apo një situatë ku pretendojmë për më mirë. Është një javë shumë intensive për të gjitha shenjat dhe pak e rrezikshme për disa të tjera, ndaj duhet patur kujdes dhe vëmendje.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 30 tetor – 5 nëntor 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit duket se është përsosmëria në fushën ekonomike financiare, edhe pse keni pasur disa debate. Kjo javë pak a shumë ndikon tek ju sidomos në fushën e punës dhe të karrierës sepse duke patur parasysh problemet e fundit që keni patur në këtë periudhë kërkohet të qëndroni të qetë, të vendosur për atë çfarë doni të bëni, pasi Mërkuri në Akrep do të ndikojë në disa vonesa që mund të ndodhin në çështjet e punës apo në një çështje bankare, por paralajmërimi do të thotë që të jeni sa më të matur, është në të mirën tuaj që të mos nxitoheni në vendimet që do të merrni. Shumë i favorizuar me mundësi të mëdha është Dashi i 10-të ditëshit të parë. Ndërsa në anën shpirtërore keni patur disa probleme në të shkuarën, por kjo është kalimtare dhe nuk ka arsye pse të ktheheni pas në kohë. Keni mundësi që të realizoni gjithçka që dëshironi në fushën e dashurisë, jeni në kohën e duhur për të zgjidhur çdo paqartësi apo problem. Ndërsa në karrierë keni mundësi ngritje, do të keni disa takime shumë të rëndësishme dhe do të merrni një dokument për të cilin do të gëzoheni shumë.

Demi

Për ju të shenjës së Demit, mundësia dhe rëndësia e kësaj jave lidhet shumë me udhëtimet, lidhet shumë me suportin që keni me të tretët. Është një mundësi shumë e mirë në lidhje me disa takime që mund të bëni, në lidhje me disa vendime që mund të merrni. Edhe pse janë vendime të vështira duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë përpara se të vendosni. Nuk keni pse të shqetësoheni, mjafton që të jeni të matur dhe jo të nxituar, ndikimet janë pozitive dhe çdo gjë në fund do të realizohet me sukses. Është një moment perfekt, mundësitë që ju jepen dhe korrektesa juaj duket se është në rrugë të mbarë. Është një javë ku do të arrini qëllimet tuaja falë zgjuarsisë dhe maturisë. Në fushën e punës do të bëni disa bisedime që do t'ju ofrojnë shumë mundësi për të ardhmen. Shfrytëzojeni këtë javë sa më shumë dhe më mirë të mundeni, pasi do t'ju japë mundësi në atë çka ju doni të bëni dhe mund të ndryshoni rrjedhën e anës ekonomike financiare. Në fushën shpirtërore është një moment perfekt.

Binjakët

Është një periudhë ku Binjakët janë shumë të vëmendshëm në gjërat që duan të bëjnë. Është një moment shumë pozitiv ky për Binjakët të cilët duken se janë në kërkim të gjërave të mëdha në fushën e karrierës, në fushën e ndryshimit të madh ekonomik financiar. Në fushën e punës kanë mundësi që të shkojnë në vendin që i takon, mund të bëjnë një aplikim për rritje në detyrë pasi është momenti i duhur. Është një muaj ky, i cili do t'ju ofrojë shumë mundësi dhe falë komunikimit dhe zgjuarsisë tuaj do të përfitoni shumë. Është një javë ku nuk ka vend për t'u shqetësuar, do të jeni të favorizuar në fushën e karrierës e cila duket se është shumë e rëndësishme për ju, pasi ju bën të ndjeheni të fuqishëm. Gjithashtu të favorizuar jeni dhe në fushën e udhëtimeve. Keni një mundësi për të bërë një takim i cili është shumë i rëndësishëm. Ditët më favorite për ju, janë e enjte dhe e diel kjo falë pozicionimit planetar në shenjën tuaj dhe disa problematika të vogla keni mundësi që t'i bisedoni dhe t'i zgjidhni në këto ditë. Në çështjet shpirtërore çdo problematikë që keni patur do të zgjidhet, pasi është një periudhë që vërtetë jep mundësi në këtë drejtim.

Gaforrja

Përsa i përket Gaforreve, ato luajnë një rol të rëndësishëm në karrierën dhe punën e tyre, edhe pse mbartni një problem të vogël që nuk e keni arritur zgjidhjen apo qëllimin për shumë arsye, duket se tani do të ketë mjaft ndikime dhe zhvillime pozitive. Një ndryshim shumë i madh do të ndikojë shumë gjëra në fushën e punës, karrierës dhe ekonomisë, është një moment shumë i mirë në zhvillime të reja në karrierë, pasi nga kjo periudhë e tutje do të keni vetëm rritje. Është pikërisht kjo kohë një mundësi shumë e mirë për të rritur të ardhurat tuaja. Në punën aktuale në të cilën jeni, falë korrektësisë, përgjegjshmërisë dhe aftësisë suaj mund të merrni një ofertë për lëvizje, ngritje në detyrë apo për një bashkëpunim i cili do të jetë i frytshëm dhe do të rezultojë shumë fitimprurës për të ardhmen tuaj. Ndikime favorite keni në fushën ekonomike financiare, por duhet patur kujdes ku vini këmbët, pasi sa javë e mirë është po aq e rrezikshme mund të jetë nëse ecni të nxituar. Në çështjet shpirtërore mund të përballeni me disa problematika, por nga ana tjetër keni shumë mundësi dhe ndikime pozitive për t'u ndjerë mirë në këtë fushë.

Luani

Për Luanët mund të flasim shumë për mënyrën sesi do të vijnë gjërat. Kanë bërë disa gabime të cilat edhe pse kalimtare, kanë lënë disa gjurmë. Fillimi i nëntorit është shumë intensiv, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në çështje familjare dhe ekonomike. Një plan biznesi gjithashtu duhet t'a merrni seriozisht, pasi kjo periudhë vjen gjithnjë duke u përmirësuar për ju dhe prespektivat janë të mëdha. Është një moment shumë i mirë në lidhje me punën dhe ekonominë, i cili do të bëjë që të jeni optimistë dhe realistë në të njëjtën kohë. Do të jetë një javë e mbushur me biseda dhe takime të rëndësishme. Do të merrni disa oferta vërtetë të mira në fushën e punës, vetëm kujdes çdo gjë nënshkruajeni me kontratë dhe jo me fjalë goje. Për Luanët e 10-të ditëshit të parë, nëse do t'ju duhet të merrni një kredi bankare do të ishte e mira që t'a anashkaloni për këtë javë, nëse keni mundësi shtyjeni për një moment të dytë. Ndërsa sa i takon fushës shpirtërore keni mundësi dhe zhvillime të reja interesante.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës është rregullatore e nismave të reja dhe kjo javë, sidomos dita e mërkurë është një ditë e rëndësishme në marrje vendimesh në fushën e punës dhe biznesit. Është një kohë e përshtatshme për të biseduar në anën ekonomike financiare, për të parë se çfarë do të bëni në vazhdimësi. Keni sukses të padiskutueshëm në fushën e karrierës, disa ndryshime edhe pse të vogla do të ndikojnë në fushën e punës dhe në disa vendime që do të merrni. Ditën e premte dhe në fundjavë duhet të bëni pak kujdes, sepse Afërdita vetëm këtë javë mbetet në shenjën tuaj duke ju ndihmuar në nevojat tuaja sidomos emocionale. Kini kujdes nga debate të panevojshme! Do bëheni objekt bisede në lidhje me disa çështje që nuk ju përkasin juve, ndaj vëmendje. Në planin financiar mundohuni të planifikoni një zgjerim, pasi i keni të gjitha mundësitë, mundohuni të jeni korrekt me shpenzimet, mos harxhoni shumë duke u nxituar, por mendohuni mirë pasi është një kohë e përshtatshme për investim. Investoni gjithashtu në fushën që ju dini ta bëni më mirë, atëherë do të dilni të fituar, pasi nuk keni kohë për eksperimente. Është një moment ku ju do të arrini majat në fushën e punës dhe të biznesit tuaj.

Peshorja

Tani në këtë periudhë Peshorja ka shumë gjëra për të zgjidhur, ka shumë gjëra për të thënë. Edhe pse jeni shumë korrekt me punën tuaj, është një moment tani - gjykimi, është një moment që ju keni bërë punën tuaj dhe të tjerët do gjykojnë. Por që të gjykojnë të tjerët duhet të jenë në ritmin tuaj, në lartësinë e duhur tuajën. Keni një moment tani për të dhënë maksimumin tuaj në çdo drejtim. Është një periudhë stabilizuese në fushën ekonomike financiare dhe relaksuese në fushën e dashurisë. Keni mundësinë, nëse jeni në kërkim për të ndryshuar vend pune, mund t'a bëni pasi është një kohë favorite për ndryshime dhe zhvillime të reja. Vetë koha do ta tregojë se jeni në periudhën më të mirë të mundshme. Jeni drejt stabilizimit të kushteve ekonomike edhe pse mund të kaloni disa vështirësi, por të cilat janë kalimtare. Është momenti, është mundësia e një stabilizimi financiar! Vetëm kujdes, mos i besoni njerëzve që nuk i njihni, mbani disa sekrete dhe mos shpenzoni energjitë tuaja kot, pasi ky fund dhe fillim muaji ka dhe disa dallgë të cilat mund të kalohen vetëm me maturi. Me futjen e Afërditës në shenjën tuaj nga fundi i javës do të keni shumë mundësi në zgjidhje problemesh dhe në stabilizim.

Akrepi

Eklipsi i mëparshëm i cili ndikoi shumë në shenjën tuaj, ju ka prekur me disa surpriza dhe ndryshime. Ndërkohë që Mërkuri qëndron në shenjën tuaj edhe pak kohë, ju jep mundësi duke qenë planeti i komunikimit, të ndryshojë aftësinë tuaj në komunikim, në durim dhe në tolerancë. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë për të realizuar të gjitha synimet tuaja dhe për të arritur aty ku ju dëshironi. Është një periudhë mjaft e mirë ku keni mundësinë që të arrini majat. Gjithashtu do të keni mundësi të zgjidhni çështje të pazgjidhura më parë në fushën e punës, në fushën e ndryshimeve, në vendime që do të merrni të cilat do të jenë vendime në të mirën tuaj. Puna dhe karriera janë ato që ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Keni mundësi të ngriheni shumë në këtë drejtim falë intuitës, aftësive dhe korrektësisë tuaj. Është koha juaj, ndikimet do t'i keni shumë favorite të cilat do t'ju ndihmojnë në çdo aspekt. Energjia juaj në fushën e karrierës do të ndikojë dhe transmetohet dhe tek njerëzit afër jush. Duhet të bëni pak kujdes që të mos mbani "barrën" e të tjerëve. Në fushën shpirtërore duket se marrëdhëniet janë drejt një stabilizimi dhe konsolidimi të fortë.

Shigjetari

Kanë një ndikim shumë të mirë Shigjetarët përsa i përket anës ekonomike financiare. Është një periudhë mjaft pozitive dhe sado delikate mund të jetë për njerëz të ndryshëm, por për ju nuk ka vend për t'u shqetësuar sepse kjo periudhë është shumë e mirë, është shumë e mbarë në anën ekonomike edhe pse mund të keni pasur probleme, probleme nga më të ndryshmet në fushën e ndryshimit dhe në atë të karrierës. Periudhë favorizuese në vendime të rëndësishme dhe është koha më e mirë në zgjidhjen e konflikteve në fushën e punës. Ndërsa në çështjet shpirtërore do të bëni pak kujdes me Virgjëreshë dhe me Dash ë 10-të ditëshit të parë. Mundohuni të zgjidhni gjithçka dhe kushtojini pak më shumë rëndësi aspektit personal, pasi jeni më shumë të fokusuar tek puna dhe ekonomia dhe keni lënë pak pas dore fushën shpirtërore. Gjeni kohën dhe momentin e duhur për të zgjidhur problemet tuaja.

Bricjapi

Përsa i përket shenjës së Bricjapit, ata do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fushën e ekonomisë, por duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Sido që të lëvizin në çështjet ekonomike, do të jenë të tjerët që mund të vendosin për ta, nuk do të kenë shumë mundësi zgjedhje dhe vendimesh. Shmangni mosmarrëveshjet dhe konfrontimet se nuk janë në të mirën tuaj, por kushtojini një vëmendje të veçantë menaxhimit financiar. Mos u mbështetni tek qëllimet e të tjerëve, prandaj bëni pak kujdes dhe mos u shqetësoni, nëse nuk realizohet një çështje ekonomike financiare me siguri do të vijë një moment tjetër, i cili do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Në çështjet shpirtërore mos lini pas dore një njohje të re, pasi ka shumë prespektivë. Jeni gati në këtë periudhë për të marrë një hap të sigurtë për një lidhje serioze.

Ujori

Ujorët stabilizojnë, realizojnë, mundësojnë në fushën ekonomike, në fushën erotike, në gjëra të mëdha që do të bëjnë tani e tutje. Ditët në vijim do të sjellin disa çështje nga e kaluara për ju të shenjës së Ujorit, mos u çudisni çfarë dhe pse mund të ndodhë, mundohuni që t'i zgjidhni qetë dhe pa u shpërfaqur shumë tek të tjerët. Janë disa çështje delikate që është mirë të mbyllen brenda mureve të shtëpisë. Është pak vështirë të rregullosh çfarë është bërë nga të tretët dhe ju e keni marrë përsipër, prandaj këtu duhet patur shumë kujdes. Në fushat e tjera, me aftësitë që ju keni, keni mundësi që të rregulloni disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për punën tuaj, për karrierën tuaj, për gjëra të mëdha që do të ndikojnë tani e tutje, meqënëse ju i keni mundësitë arrini në konkluzione të ndryshme për të zgjidhur problemin. Dhe është mundësi e artë që të gjeni zgjidhjen e duhur dhe të mos prishni disa balanca dhe ekuilibra të vendosur me mund në jetën tuaj. Gjithashtu në dashuri keni mundësinë e stabilizimit. Një udhëtim është mirë që t'a shtyni për këtë javë.

Peshqit

Është një javë pak delikate për Peshqit, mirë është që të shmangni disa biseda paksa të vështira, qëndroni larg debateve apo ballafaqimeve të të tjerëve. Për ata që kanë qenë në pozita të rëndësishme mund të hapen disa dokumente, mirëpo Peshqit kanë një problem që ndonjëherë bien viktimë e vetvetes pa qenë e nevojshme, bëjnë nder e gjejnë qeder. Është një javë disi e vështirë kjo në fakt për të gjitha shenjat ku duhet trokitur në derën e duhur, pasi mundësitë janë. Mbroni qëllimet që keni vendosur dhe kërkoni ndihmën e njerëzve tek të cilët besoni. Disa pengesa mund t'ju përfshijnë në situata që do t'ju shqetësojnë, shfrytëzoni atë që dini të bëni më mirë dhe qëndroni të qetë pasi gjithmonë ka një zgjidhje. Është java për të zgjidhur çështjet e vjetra dhe për të bërë një përllogaritje për të ardhmen. Ndërsa në anën ekonomike është një moment perfekt, gjithashtu e stabilizuar duket dhe fusha shpirtërore.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 31/10/2023 15:36

    Ik ore idjot!Pak mashtrues ka shqiperia qe perhap edhe ti helmin tend?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamarieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamarieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari