Javë e vështirë dhe me dilema, kujdes në dashuri, horoskopi javor nga Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë disi e vështirë, me dilema, por dhe me surpriza, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë dhe gjithashtu kemi eklipsin diellor në Peshore në datën 14 tetor. Ndikimi i Afërditës do të ndikojë shumë në çështjet ekonomike financiare dhe në problematika të ndryshme që kanë të gjitha shenjat e zodiakut, është si një rregullator në një farë mënyre. Ndërsa, eklipsi i Diellit në Peshore do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka duhet, duke nisur një cikël të ri. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, ato janë: Dashi, Virgjëresha dhe Peshqit.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 9-15 tetor 2023.

Dashi

Përsa i përket kësaj jave, Dashi ka shumë ndikime pozitive sidomos në fushën e biznesit. Do të nisin diçka të re dhe do ia arrijnë qëllimit! Tani e tutje do të kënë shumë mundësi të reja, të cilat do të duhet të dini t’i shfrytëzojnë në më të mirën e tyre. Nuk ka asnjë vend për shqetësime për Dashin, sepse në të shumtat e rasteve Dashi ndikohet në çështjet e punës dhe të karrierës, por tani ka ardhur momenti që gjërat të vijnë aty ku duhet. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Dash – Binjak, është një periudhë shumë e mirë për të stabilizuar dhe për të arritur aty ku ata duan. Një njohje e re mund të jetë interesante përgjatë kësaj jave!  

Demi

Moto e Demit për këtë javë është: Rregulloj ekonominë që të stabilizoj të ardhmen. Momenti që ka tani është shumë pozitiv, dhe Demi gjithmonë është me këmbë në tokë, edhe pse shenjat e Tokës mund të nevrikosen se janë impulsivë. Demi mund të bëjë shumë mirë dy punë në të njëjtën kohë dhe ia arrijnë qëllimit të tyre. Në këtë periudhë është një moment mjaft pozitiv përsa i përket punës së tyre dhe përsa i përket të ardhmes, sepse kanë një të ardhme të sigurt në atë që duan të bëjnë dhe është pikërisht ky moment tani, përsa i përket vendimeve dhe gjërave të rëndësishme që ata kanë. Një udhëtim i papritur mund të ndodhë dhe është në favor, pasi ka të bëjë me dashurinë dhe me lidhje të reja.

Binjakët

Një ndikim shumë të mirë Binjakët do të kenë në udhëtime, pasi duke filluar nga dita e sotme dhe deri më datën 15 tetor ka shance shumë të mira për Binjakët. Do të kenë mundësinë e ndryshimeve në lidhje me punën e tyre, në lidhje me disa vendime shumë të rëndësishme që mund t'i marrin tani e tutje, dhe kjo periudhë është periudha më perfekte sidomos për 10-të ditëshin e tretë kanë rritje në detyrë dhe jo vetëm kaq, do të përfitojnë në çështjet financiare. Në çështjet shpirtërore një diçka shumë e bukur pritet të ndodhë, një shtatzani është e mundur, ndërsa marrëdhëniet në çift nuk duket të kenë probleme.

Gaforrja

Duhet të bëjnë pak kujdes Gaforret në këtë javë, duhet të jenë të vëmendshme në punë të reja që mund të marrin, sepse kemi përpara një eklips, i cili të thotë a e ke menduar mirë më përpara se çfarë po bën. Pasi kjo kohë nuk është e mirë për gabime, sidomos për Gaforret, pasi do ta kenë shumë të vështirë më pas të korrigjojnë gabimet e tyre. Kujdes në fushën ekonomike-financiare. Sigurohuni mirë përpara se të nisni diçka! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Gaforre - Dash, Gaforre - Shigjetar është momenti më i mirë i mundshëm në stabilizime.

Luani

Janë paksa në dilemë Luanët përsa i përket kësaj jave sepse nisin dy gjëra kryesore, atë të udhëtimeve të rëndësishme në lidhje me punën aktuale dhe një çështje biznesi. Në lidhje me biznesin është koha më e artë e tyre nëse ata mundin t'a rregullojnë. Dhe pikërisht tani është momenti më i mirë për stabilizimin ekonomiko-financiar sepse janë të favorizuar në fushën e punës dhe në udhëtime. Në anën shpirtërore Luanët kanë mjaft kohë që në një lidhje kanë pasur disa probleme, debate e dilema, por vjen kjo kohë tani që do të sjellë mbarësi në fushën e dashurisë. Falë zgjuarsisë dhe maturisë së tyre do të kenë mundësi të arrijnë aty ku ata dëshirojnë. Vetëm kujdes, disa sekrete mbajini për veten tuaj!

Virgjëresha

Në këtë periudhë Virgjëreshat duken se arrijnë në qëllimet e tyre, por duhet të kenë pak kujdes përgjatë kësaj jave, sidomos ditën e mërkurë dhe ditën e premte nga disa bisedime që do të bëhen. Mund të jetë një telefonatë e papritur, një kërkesë për bashkëpunim... por duhet të jenë të sigurtë nëse janë gati apo jo. Edhe pse Virgjëreshat mund të bëjnë tre punë në një kohë, duhet të mendojnë sesa ia vlen kjo për gjithë mundin që ato bëjnë. Në anën shpirtërore të palidhurit kanë një mundësi tani, gjithashtu do zgjidhin një çështje që kanë pasur Virgjëreshë - Bricjap të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë - Peshk. Ka ardhur momenti të shikojnë se çfarë duan të bëjnë sepse nuk është për faj të tyre ndarja ose debatet, por janë mes të tretëve kështu që do të ketë zgjidhje mes njëri-tjetrit.

Peshorja

Eklipsi diellor në Peshore ndihmon kaq shumë në këtë javë. Peshoret kanë qenë tërhiqe mos e këput në të shumtat e rasteve, mirëpo tani ka ardhur momenti që të gjejnë të drejtën e tyre. Drejtësia drejtësi lum ai që e ka, Peshoret e kanë. Edhe pse në çështjet ligjore, në çështjet e biznesit ose në çështjet ekonomike financiare kanë pasur mjaft probleme sidomos me ligjin, por vjen një moment tani që e zgjidhin dhe është koha e tyre për të ecur përpara dhe çdo gjë ia arrijnë me mundësitë që ju jepen. Është koha e duhur e stabilizimit të ekonomisë së tyre dhe jo vetëm. Është një mundësi shumë e mirë tani përsa i përket çështjeve të punës e karrierës, përsa i përket ndryshimeve të mëdha që do të kenë tani e tutje, është momenti më perfekt, më ideal. Në anën e dashurisë është një kohë pozitive me favorizime në njohje të reja.

Akrepi

Kanë nisur Akrepët, ata që kanë firma të rëndësishme, biznese të rëndësishme një periudhë pak delikate. Duhet të kenë shumë kujdes në dokumentacione! Akrepët kanë lindur për biznes dhe i kanë të gjtha mundësitë që të kenë situatën në kontroll, por në çështje të rëndësishme duhet të shikojnë çdo gjë në detaje, pasi mund të humbasin apo mund të prishin diçka që e kanë ndërtuar me mund. Ndaj vëmendje! Kujdes ditën e martë, të enjte dhe të diel në çështjet ekonomike. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Akrep - Dem, Akrep - Gaforre është perfektja dhe me mundësi të reja për të vazhduar dhe për të ecur përpara.

Shigjetari

Kanë shumë ndikime Shigjetarët këtë javë sidomos në fushën e punës dhe karrierës. Javën që lamë pas, nga data 5 e në vijim, kanë pasur disa probleme lidhur me ekonominë, mirëpo vjen momenti tani i stabilizimit dhe kjo javë përsa i përket Shigjetarëve është rregullatori i ekonomisë dhe i bisedimeve të rëndësishme që mund të kenë në fushën e punës, në fushën e karrierës, në fushën e udhëtimeve të rëndësishme që kanë. Është një periudhë e mirë për Shigjetarët për bashkim familjar, për dokumente me jashtë, ndikimet janë shumë të mira në këtë drejtim. Në çështjet shpirtërore janë pak fajtorë, pasi e kanë lenë pak pas dore një lidhje ose një njohje, vjen monenti që duhet ta stabilizojnë, prandaj kushtojini më rëndësi kësaj pjese.

Bricjapi

Kanë shance Bricjapët në fushën e ekonomisë, tani është momenti që të korrin frytet e punës së tyre, pasi kanë bërë shumë në të shkuarën dhe nuk kanë marrë meritat e duhura. Është një periudhë e artë kjo për Bricjapët me mundësi të mëdha dhe me ndikime mjaft favorite në fushën e ekonomisë, punës dhe karrierës. Gjithashtu të favorizuar janë dhe në fushën e dashurisë me mundësi të reja për njohje apo stabilizim. Ndikim tepër pozitiv kanë Bricjap - Dem, Bricjap - Shigjetar dhe Bricjap - Peshk.

Ujori

Përgjatë kësaj jave Ujorët duhet të përpiqen që të mbyllin disa çështje dokumentacioni të lëna pezull. Mund të jenë çështje pasurie, dokumentacione shtëpie, dokumentacione pune, kontrata të rëndësishme apo udhëtime. Pa mbyllur diçka të lënë në gjysëm, nuk duhet të nisni diçka të re. Nëse arrini të mbyllni këto çështje do të jeni fitimtarë nesër! Është një mundësi shumë e mirë tani përsa i përket zgjidhjeve të problemeve të së shkuarës, nëse më parë keni hasur vështirësi në zgjidhje, tani në këtë periudhë gjërat do të lehtësohen për ju. Në çështjet shpirtërore duhet pasur shumë kujdes sidomos lidhjet Ujor - Dem dhe Ujor - Virgjëreshë, pasi do të kenë ndikimin e eklipsit dhe mund të arrijnë deri në ndarje. Mos dëgjoni se çfarë thonë të tjerët, gjeni rrugën e përbashkët me njëri-tjetrin dhe jo me të tretë.

Peshqit

Duket se pikërisht kjo periudhë për Peshqit është një javë provimi dhe testimi. Ka shumë mundësi që Peshqit të kenë disa lëvizje, mund të ndryshojnë dhe punë, mund të kenë disa mosmarrëveshje në plotësimin e kontratave. Ndaj vëmendje! Në çështjet ekonomike financiare mundësitë janë të mëdha për të dalë të fituar, ndërsa në çështjet shpirtërore kanë një mundësi shumë të mirë lidhjet Peshk - Shigjetar, Peshk - Dem dhe Peshk me Peshk të dhjetë ditëshit të tretë kanë shance shumë të mëdha shkojnë deri në martesë, sepse është një periudhë mjaft e mirë për Peshqit në fushën e dashurisë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja