Në javën europiane të vaksinimit, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, lançoi vaksinën e “rotavirus” e cila pritet të hyjë në protokollin e vaksinave në vitin 2018.
Kjo vaksinë deri më tani është bërë privatisht me kërkesë të prindërve, ndërsa tani pritet të hyjë në librin e vaksinave të detyrueshme.
“Nga viti 2018 të fusim dhe një vaksinë të re, që është vaksina e “rotavirus”, pra për të gjitha ato problemet diarretike, ne duam që ta zgjerojmë këtë kalendar në mënyrë që fëmijët tanë të jenë më të mbrojtur”, u shpreh Manastiliu.
Në fushatën e vaksinimit për fëmijët dhe të rriturit të vaksinës “MMR”, e cila mbron nga
fruthi dhe rubeola, mjekia pediatre Mimoza Çabiri, u shpreh se frika e prindërve se fëmijët preken nga spektri i autizmit nga kjo vaksinë është e pabazë.
“Nuk ka se si ta shkaktojë autizmin “MMR”, dhe ne luftojmë vazhdimisht duke i mbushur mendjen nënave që nuk është e vërtetë, autizmin nuk e shkakton vaksina “MMR” por fëmija lind autik. Me pak vështirësi e kemi rritur përqindjen e vaksinimit nga 100% që duhet të jetë, ne kemi arritur në 92%, tha Çabiri.
Ndërsa, Silva Bino, shefe e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh se aktualisht vendi ynë është i vaksinuar në nvelin 96 për qind e popullsisë.
“Në nivel kombëtar ne jemi të vaksinuar në masën 96% që është një vlerë shumë e mirë, pasi vaksinimi i fruthit duhet të jetë mbi 95% që të në jemi të sigurt që të mos kemi epidemi fruthidhe qëllimi jonë është që në çdo komunitet të kemi një shifër vaksianel mbi 95%”, u shpreh Bino.
Java europiane e vaksinimit do të zgjasë deri në datën 30 prill, por fushata e vaksinimit do të zgjasë gjatë gjithë vitit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars 2024, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt 2024, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt 2024, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt 2024, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt 2024, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt 2024, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar 2024, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar 2024, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar 2024, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar 2024, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar 2024, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar 2024, 14:05