“Javë me surpriza të mëdha”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.

Dashi

Dy gjëra kryesore duhet të ketë parasysh Dashi këtë javë, duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të mos nxitojë. Ndikimi i Marsit në katërkëndësh me Saturnin do të sjellë në shqyrtim disa çështje ligjore të cilat duan vëmendjen e duhur. Keni mundësi për një kontratë të re pune. Në këtë javë do të dëgjojmë gjera të mëdha. Në fushën shpirtërore kujdes tregoni me Bricjap dhe Gaforre, ndërsa ideale është lidhja me Akrep, duke qenë se ju vjen në ndihmë Plutoni në këtë aspekt.

Demi

Guvernatori Afërdita do të ndikojë shumë mirë. Keni disa para të pamarra për të cilat duket se ka ardhur momenti tani t'ju kthehen mbrapsht. Kjo periudhë është mjaft e mirë për investime, karriera dhe puna duken të stabilizuara. Një udhëtim pune do të jetë shumë i frytshëm. Në fushën shpirtërore vëmendje me Ujor, sidomos me Ujor të 10-të ditëshit të tretë, keni pasur një lidhje pak problematike ndaj ka ardhur momenti për ta stabilizuar.

Binjakët

Arma juaj më e fortë është komunikimi por këtë javë duhet të tregoheni të matur. Kjo javë kërkon zgjuarsi, mençuri, shpejtësi dhe kujdes. Vendime të rëndësishme do të merrni gjatë kësaj periudhe. Dita e sotme, e enjte paradite janë shumë favorizuese. Do të nisni diçka të re në fushën e punës. Në çështjet shpirtërore me Peshore dhe Dash çdo problem e zgjidhni tani. Një fejesë e papritur ndodh me Virgjëreshë.  

Gaforrja

Dita e sotshme mund të konsiderohet një ditë e mirë edhe pse mund të jetë e lodhshme. Mund të keni një takim që nuk do të dalë ashtu siç e prisnit, mos u mërzisni pasi çdo gjë është kalimtare. Të enjten është dita më e mirë për të bërë bisedime apo për vendimmarrje. Një udhëtim mund të ketë shtyrje. Në fushën shpirtërore të favorizuar janë lidhjet me Peshore dhe Peshk. Një bashkim familjar do të realizohet.

Luani

Është një javë me pengesa të vogla. Sot për sot nuk mund të zgjidhet çdo gjë. Tregohuni të durueshëm dhe të vëmendshëm në bisedime. Dita e sotme dhe dita e premte është një ditë shumë pozitive për të vepruar. Në biznes ndikime pozitive, ndërsa në fushën e punës dhe karrierës mund të keni një lëvizje nga një punë në tjetrën, kjo do të jetë në favorin tuaj. Në fushën shpirtërore lidhjet me Ujor të 10-të ditëshit të parë, Binjak të 10-të ditëshit të tretë të favorizuar nga ana sentimentale. Një shtatzani e mundshme mund të ndodhë.

Virgjëresha

Fokusi më i madh i Virgjëreshës është ekonomia. Këtë periudhë mund të jeni objekt bisede në punën tuaj. Një gabim që është bërë para disa kohësh do të rikthehet duke e biseduar, edhe mund të debatoni pak, por ju do të dilni të fituar. Nëse jeni në mendime për të ndryshuar punë, është momenti ideal për të vepruar, keni mundësi për të bërë ndryshime të mëdha dhe për të zgjedhur. Në fushën shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Gaforre duken të mbara, ndërsa me Bricjap të 10-të ditëshit të dytë kujdes.

Peshorja

Gjatë kësaj periudhe do të keni surpriza të mëdha në lidhje me punën dhe karrierën. Sot nga dreka do të merrni një lajm të mirë. Periudhë e mirë e stabilizuar në fushën financiare. Kujdes me dokumentacionet, me paratë në dorë dhe sidomos me një çështje kredie. Rishikoni dhe kontrolloni çdo dokument që firmosni. Në fushën shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Ujor janë të mbara, ndërsa mjaft pozitive është me Luan dhe Peshore të 10-të ditëshit të tretë.

Akrepi

Sot për sot Akrepët i kanë rezistuar vështirësive. Gjatë paradites së sotme mund të keni një komunikim për një ndyshim, një lëvizje nga puna. Kjo është një mundësi e mire, ndaj pranoni të bisedoni pasi duke filluar nga dita e sotme do të keni zhvillime pozitive. Moment i mire, pozitiv në fushën ekonomike financiare, çdo problem do të jetë kalimtar. Në fushën shpirtërore lidhjet me Dash dhe Gaforre janë pozitive, ndërsa kujdes me Dem.

Shigjetari

Çdo gjë po shkon mbarë. Shigjetari i 10-të ditëshit të parë dhe të tretë do të jetë më i favorizuar këtë javë. Fusha ekonomike duket e stabilizuar dhe me mundësi shumë të mira për investime. Në fushën shpirtërore lidhjet me Luan dhe Dash duken të mbara ndërsa vëmendje dhe kujdes tregoni me Virgjëreshë.

Bricjapi

Këtë periudhë Bricjapët janë në stabilizim të një lidhjeje të re. Keni momentin të zgjidhni çfarë do të bëni për të stabilizuar çdo problem që mund t'ju shqetësojë. Në fushën sentimentale kujdes me Gaforre, ndërsa ideale jane lidhjet me Dash dhe Virgjëreshë.

Ujori

Kjo javë duket e qetë për Ujorët, pa shumë zhvillime. Dita e mërkurë dhe e enjte jane ditë ku hapen fatet. Në fushën e punës çdo gjë do të jetë në rregull, madje mund të shfaqen mundësi të reja për një punë të dytë. Stabilizim dhe favorizim në cështjet e punës dhe karrierës. Në çështjet sentimentale lidhjet me Peshore dhe Binjak duken të mbara, ndërsa kujdes me Luan.

Peshqit

Nga nesër do të fillojë ndikimi i Hënës që shkon në Virgjëreshë. Një periudhë mjaft pozitive për ju në fushën ekonomike-fiananciare, punë dhe karrierë. Në çështjet sentimentale të favorizura janë marrëdhëniet me Gaforre të 10-të ditëshit të parë, Peshore dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të tretë. Moto juaj e kësaj jave është "ecni përpara, mos e ktheni kokën pas".

 

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit