Javë ndryshimesh! Fat dhe shanc, por kujdes me dashurinë/ Horoskopi javor 13-19 maj nga astrologu Jorgo Pulla

Në emisionin "Rreze Dielli" Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar astrologjik për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 maj për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Astrologu Pulla theksoi se kjo javë është java e ndryshimeve të mëdha, fat, shanc nga të gjitha anët. Edhe pse do të ketë disa problematika të vogla mund të konsiderohet e mbarë, pasi ka ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore. Por cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jenë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë.

Në vendin e 12-të Shigjetari

Jupiteri dhe 3 planete të tjera në Dem ju ndikojnë shumë ju të kësaj shenje. Është në të mirën tuaj që të mbyllni disa çështje nga e kaluara sidomos në ato që kanë të bëjnë me ekonominë, pasi me financat duket se jeni drejt stabilizimit, por anashkaloni shpenzimet e tepërta në këtë javë. Në dashuri disa lidhje të shkëputura duket se tani rilidhen dhe arrini t’a stabilizoni jetën tuaj, sidomos me Dem dhe Virgjëreshë. Ditët më me fat janë e hëna dhe e enjtja.

Në vendin e 11-të Virgjëresha

Në këtë javë kërkohet vëmendje në punë apo pozicione drejtuese, sidomos në fillim jave, por mos u nxitoni të nxirrni përfundime pa qenë të sigurtë, sepse kjo javë është javë ndryshimesh, prandaj kërkohet vëmendje dhe jo nxitim. Në dashuri jeni me fat sepse për të palidhurit mund të gjejnë personin e jetës, sidomos me Dem dhe Binjak. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e diela.

Në vendin e 10-të Luani

Kjo është një javë që kërkon vëmendje në punë dhe ka disa oferta që mund t’ju shfaqen, por verifikoni dhe më pas vendosni, me pak fjalë sigurohuni dhe nëse është në të mirën tuaj vazhdoni. Është mirë që këtë javë të kuptoni se çfarë doni të arrini në jetën tuaj, sidomos në anën ekonomike, pasi duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Në dashuri duket se është koha që të stabilizoni një herë e mirë lidhjen tuaj apo njohjet, sidomos me Peshoren dhe me Bricjapin. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e diela.

Në vendin e 9-të Ujori

Është momenti që në këtë javë të ecni më shpejt drejt suksesit tuaj, ndërsa marrëdhëniet me persona të rëndësishëm nuk do ju mungojnë dhe madje pritet që një takim i rëndësishëm të bëhet së shpejti. Në këtë javë do bëni takime të frytshme në lidhje me punën, sidomos ditën e hënë pasdite dhe ditën e enjte paradite. Sa i takon dashurisë, lidhjet më të mira janë më Dash dhe me Gaforre, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e diela.

Në vendin e 8-të Gaforrja

Përsa i përket çështjeve të punës për ju të kësaj shenje duhet me patjetër të merrni vendime të rëndësishme që keni kohë që i mendoni. Kjo javë është e mirë dhe ju ndihmon të mbyllni çështjet e së shkuarës. Sa i takon pjesës sentimentale dhe dashurisë, në këtë javë jeni në anën më të mirë që keni qenë ndonjëherë sepse realizoni një lidhje që keni kaq shumë kohë që e dëshironit dhe që do të kthehet në lidhje serioze, sidomos me shenjën e Akrepit dhe Demit. Ditët më të mira për ju do të jenë e marta dhe e enjtja.

Në vendin e 7-të Dashi

Një ëndërr e lënë në sirtar bëhet realitet dhe nuk përjashtohet mundësia e një surprize në punën tuaj dhe ajo që pritet të ndodhi mund të ketë të bëjë me ndonjë rritje rroge. Një bashkëpunim me një person të shenjës së Peshqve mund të realizohet me shumë sukses. Dashuria, në lidhjet me Virgjerëshë dhe Ujor është perfekte. Dita e enjte dhe e shtunë është më e mira për ju dhe pritet që të vijë një dokument shumë i rëndësishëm që kishit kohë që e prisnit. Për ju që jeni jashtë mund t’a merrni pozitivisht këtë javë, pasi është java e surprizave për të gjithë ju të kësaj shenje.

Në vendin e 6-të Bricjapi

Meqënëse ju Bricjap jeni në kërkim për diçka të re në profilin tuaj të punës është momenti dhe koha e duhur për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes. Shansi ju ndihmon shumë që të bëni ndryshimet e nevojshme në punën tuaj sepse kjo javë është një javë që ju jep hapësira për të stabilizuar ekonominë dhe një kontratë të rëndësishme pune. Në dashuri duket se plotësimi i dëshirës tuaj realizohet në këtë javë sidomos me Dash, Ujor dhe Dem, ndërsa ditët më pozitive janë e hëna, e mërkura dhe e premtja.

Në vendin e 5-të Peshqit

Është koha juaj dhe momenti i duhur, sepse jeni në pozicionin më të favorshëm në karrierë. Jeni në momentin e duhur dhe kohën perfekte për vendime të rëndësishme biznesi, kontrata të rëndësishme të cilat realizohen këtë javë sidomos të hënën dhe të dielën. Në fushën e dashurisë duket se në ketë javë do të merren vendime sidomos me Virgjëreshë dhe Shigjetar. Dita e martë dhe e shtunë janë më të favorshmet.

Në vendin e 4-rt Akrepi

Afërdita në shenjën e Demit formon një gjashtëkëndësh dhe ju që e keni përballë Demin ju jep rrezatimin e nevojshëm në zgjidhje të një problemi të vjetër prone, gjithashtu në lidhje me disa çështje ekonomike për të cilat do të jeni në gjendje të rrisni të ardhurat dhe jo t’i zvogëloni. Është javë e mirë për anën sentimentale dhe duket se çështjet e zemrës po marrin rrugën e duhur, sidomos në njohjet apo lidhjet me Binjak, Ujor apo dhe me Gaforre të dhjetëditëshit të parë. Ditët më pozitive duket se janë e enjte dhe e shtunë.

Në vendin e 3-të Peshorja

Ju të shenjës së Peshores, edhe pse jeni lodhur shumë në këtë periudhë, duket se po ju fryn një erë e mirë dhe keni ditur t’ia dilni me sukses si në punë, por dhe në takime apo bisedime të frytshme që do të keni këtë javë. Është një periudhë shumë e mirë dhe e mbarë në çdo aspekt. Në dashuri është koha e marrjes së vendimeve dhe e çështjeve të lëna pezull, të cilat do të zgjidhen me sukses. Lidhjet që krijohen këtë javë kanë shumë jetëgjatësi në kohë, sidomos me Dash dhe me Peshk, ndërsa ditët më të mira janë e mërkurë, e enjte dhe e shtunë.

Në vendin e 2-të Demi

Afërdita në shenjën tuaj formon një gjashtëkëndësh me Saturnin nga Peshqit, ku jep shanse dhe shpresë në fushën e biznesit dhe të ekonomisë, të cilat do të jenë drejt stabilizimit këtë javë. Në fushën sentimentale nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse do ja dilni me sukses, sidomos lidhjet me Dem të dhjetëditëshit të dytë dhe me Ujor. Ditët më të mira janë e martë dhe e enjte.  

Në vendin e 1-rë Binjakët

Binjakët këtë javë kanë mundësi të arta dhe rëndësi marrin çështjet ekonomike  financiare. Për ju është një javë me shumë surpriza sepse nuk do të mungojnë disa oferta që do ju shfaqen befas pa plan, dhe pikërisht kjo javë do ju japë mundësinë të avanconi përpara në fushën e ekonomisë dhe në anën e udhëtimeve të rëndësishme të biznesit. Është java më ideale ku mund të gjeni dashurinë me D të madhe, pasi lidhjet me Dash dhe me Akrep janë më të përshtatshme dhe mund të kthehen nga njohje në lidhje serioze. Kombinimet më të mira janë me Gaforre dhe me Virgjëreshë, të cilat janë më perfektet. Ditët më të mira janë e mërkura, e premtja dhe e diela.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë