‘Javë ndryshimesh, por dhe skandale’ Kujdes këto shenja…/ Horoskopi 7-13 tetor nga Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor për të 12 shenjat e zodiakut për periudhën 7-13 tetor. ”Kjo javë lidhet shumë me Plutonin që do dhe 250 vite të tjera të përsëritet si moment dhe parashikohen ndryshime të mëdha për të gjithë ata që kanë pushtet, çështje ekonomike, skandale, apo dashuri” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se kjo periudhë është shumë fitimprurëse për ata që punojnë drejtë dhe e dinë çfarë bëjnë. Parashikohet një javë me ndryshime drastike apo problematike, por pa bërë panik. Por si parashikohet kjo javë konkretisht për shenjat?

Dashi                                                              

Kjo javë duket disi stresuese për ata që kanë të bëjnë me paranë, apo për ata që janë në role drejtuese. Duhet të keni kujdes në lidhje me firmosje dokumentacioni. Në çëshjet shpirtërore, ka një ndikim të madh të Hënës. Me hyrjen e Mërkurit në Akrep. Dashi do ketë një mundësi në çështjet e financave.

Demi

Kjo javë duket se ka të bëjë shumë me ekonominë, me një ndryshim apo me një blerje. Një çështje ligjore do të zgjidhet javën që vjen, por është mirë që të bisedojnë me personin përgjegjës dhe të zgjidhin problemin. Duhet të kenë kujdes nga fërkime që mund të kenë me njerëz të rëndësishëm. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes mos nxitohen në blerje.

Binjakët

Duhet të jenë të vëmendshëm këtë javë, pasi ndikimi i Jupiterit kthehet në retrogradë dhe do qëndrojë gati katër muaj. Duhet të keni kujdes nga bisedat e bëra privatisht që nuk kanë nevojë të ekspozohen në publik. Në çështjet e punës dhe vazhdimësisë, në këtë javë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Në fushën shpirtërore, është bërë një ndarje, e cila gabimisht mund të ketë ardhur nga thashethemet. Është një moment i mirë për punën dhe karrierën.

Gaforrja

Kjo javë sjell disa pengesa në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën apo probleme që kanë patur në muajin korrik. Tani keni kohën e duhur për të zgjidhur disa probleme, pasi shtatori ka qenë shumë i vështirë për ju. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, çështjet nga e kaluara duhet të zgjidhen në këtë javë, ditën e martë dhe të mërkurë ku koha ka treguar se jeni me fat dhe nuk humbisni njeriun e zemrës.

Luani                                    

Duhet të jenë të vëmendshëm nëse kanë të bëjnë me një çështje kontrate. Duhet të kenë kujdes me firmosjet e kontratave! Është një moment shumë i mirë për ju edhe pse mund të keni probleme, por e drejta do triumfojë, por duhet të jeni të kujdesshëm në banka dhe në kredi. Në çështjet shpitërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë dhe Ujor janë shumë pozitive dhe madje mund të kemi një fejesë.

Virgjëresha

Virgjëreshat duhet të kenë pak kujdes me shëndetin. Janë në një fazë kalimtare që nuk janë aty ku ato do duan të jenë. Duhet të bëjnë as sa duhet, jo më tepër, pra duhet të shohin mirë mundësitë. Është një moment i pafavorshëm me Uranin shpërthyes, por do ia dalin. Duhet të kenë kujdes në çështjet e tyre emocionale në këtë javë. Para që u mungojnë, këtë javë do përpiqen t’i zëvendësojnë. Në anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Peshk, Gaforre dhe Bricjap.

Peshorja

Kjo javë ka nisur pak me dhimbje koke për një problematikë ekonomike, por këto janë gjëra kalimtare. Koha dhe momenti është tani sa i takon ndryshimeve dhe stabilizimit. Në fushën e biznesit, do nisin një biznes të ri, por duhet të bëjnë më parë një studim tregu. Në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Dash janë ideale.

Akrepi

Fillojnë të kenë tani një ndikim shumë favorizues, pasi fillojnë nga zero dhe arrijnë majat. Është momenti më i mirë i Akrepit për çështjet ekonomike-financiare, para të papritura, një llotari e fitojnë, zgjidhet një çështje ligjore. Është momenti më i mirë i mundshëm, por ajo që do kenë pak kujdes ëahtë fundjava, ndësa kanë mundësi për të shlyer disa detyrime. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Ujor janë perfekte.

Shigjetari

Këtë javë duhet të kenë kujdes nga financat dhe borxhet. Mund të shlyejnë disa detyrime apo mund të marrin një punë të re pikërisht tani. Duhet të jenë të vëmendshëm ditën e mërkurë. Në çështje shpirtërore, lidhjet me Gaforre dhe Ujor janë perfekte. Pak vëmendje nga një udhëtim që do të bëjnë, le ta mendojnë njëherë para se të nisen.

Bricjapi

Janë pak të shqetësuar në lidhje me punën e tyre, por nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi gjërat janë pozitive. Në anën ekonomike-financiare mundësitë janë perfekte. Kanë fatin e madh në ekonomi, në stabilizim dhe në dashuri. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, Shigjetar janë perfekte.

Ujori

Kjo javë është shumë e favorshme, por duket se ka të bëjë me takime e bisedime. Kanë një lodhje ditore, por pa ndonjë problem të madh. Mos u shqetësoni, pasi kjo periudhë është më e mira e mundshme në çdo aspekt. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, një lidhje me Dem dhe Akrep edhe pse ka patur probleme, do të zgjidhet, por qëndroni larg thashethemeve.

Peshqit

Kanë mundësi për disa ndryshime që lidhen me anën ekonomike-financiare, por duhet të kenë kujdes në partneritete. Janë shumë intuitivë në fushën e punës së tyre. Ata që janë në diasporë do të kenë një dritë jeshile në çështje dokumentacioni dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Ata që janë të palidhur kanë një mundësi të mirë për njohjet e reja, sidomos me Dash dhe Virgjëreshë. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?