Kjo javë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të mërkurën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

"Temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe në 10 ditëshin e parë e muajit korrik. Jemi nën ndikimin e një vale të nxehtë që ka goditur jo vetëm Ballkanin por të gjithë Europën.

Të mërkurën në vendin tonë temperatura maksimale do të shkojë deri në 39 gradë Celcius në zonat e ulëta, ndërsa në ditët e tjera temperaturat do të variojnë nga 37-38 gradë", tha Gjoni.

Të martën temperaturat parashikohen:

Në zonat e bregdetare 22/34;

Në zonat e ulëta  21/37;

Në zonat malore 15/31.

Gjoni theksoi se gjatë këtyre ditëve nuk presim reshje shiu dhe mungesa e tyre , rrit rrezikun e përhapjes së zjarreve në pyje.

"Tirana, Berati, Gjirokastra, Fieri, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani janë zonat më të rrezikuara për tu prekur nga zjarret", nënvizoi Gjoni.