I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një renditje të 12 shenjave të zodiakut për javën që sapo nisi.”Kemi një ndikim të Hënës së plotë, e cila është tek Virgjëresha dhe Peshorja aktualisht, gjë që do të ketë shumë ndikim tek të gjitha shenjat e zodiakut për këtë javë” e nis kështu bisedën në studio Jorgo, duke shtuar se përveç ndikimeve pozivite, duhet të kemi dhe shumë kujdes nga ndryshimet që mund të kemi në këtë javë. “Kjo Hënë e plotë, të paralajmëron që këto tre muaj në vazhdim, të mbyllni të gjitha çështjet e së shkuarës” theksoi Pulla, duke shtuar se priten ndryshime të mëdha në lidhje me punën, me karrierën, dashurinë, apo mundësitë për të lëvizur jashtë vendit. Kjo javë është me spec, por spec kinez nga ata të vegjlit, thotë Jorgo duke vijuar me renditjen e javës për 12-të shenjat e zodiakut.
Në vendin e 12-të Dashi
Kemi Afërditën në Ujor ku formon një katërkëndësh me Jupiterin në Dem, që do të thotë që kërkohet kujdes, jo nxitime në fushën e punës, vëmendje në një blerje. Dashi do të ketë mundësi në fillim të muajit Mars, t’i vendosi punët në terezi, sidomos ekonominë dhe stabilizimin financiar. Dashuria, në këtë sferë është një mundësi e mirë që ju gëzon shumë sepse një lidhje prej shumë kohësh stabilizohet, normalizohet, sidomos me Virgjëreshën dhe me Bricjapin. Dita më e mirë duket se është dita e mërkurë dhe e premte.
Në vendin e 11-të Peshorja
Kemi Marsin në Ujor me datë 27 shkurt, i cili na shtyn në nxitime. Vëmendje Peshorja, ju rekomandohet kujdes nga mbioptimizmi juaj se mund të gaboni, pasi lidhet shumë me punën aktuale dhe një vendim që mund të merrni në këtë javë. Eshtë mirë të shtyhet për një ditë tjetër, jo tani në fillim javë, mirë është pas datës 29 shkurt e tutje. Një mundësi e mirë është të bëni plane në një të ardhme të afërt, sepse është koha e stabilizimeve, jo e nxitimit. Në sferën e dashurisë, ka shumë mundësi që një lidhje e vjetër të rifillojë përsëri dhe të keni një stabilizim të kesaj lidhjeje, gjë që mund të jetë me Ujor ose Dash. Dita më e mirë për bisedime është e enjtja dhe e shtuna.
Në vendin e 10-të Ujori
Është një mundësi për Ujorët nga sot të nisin një rrugëtim të ri në çështjet që i interesojnë, që ka të bëjë me punën dhe me ekonominë, ku do të keni disa takime të rëndësishme përgjatë kësaj jave, pasi ka të bëjë me mbylljen e një historie të vjetër pasurie. Plani juaj do të marrë zgjidhje këtë javë. Meqenëse planeti i komunikimit takohet me Diellin tek Peshqit, ju jep mundësi në këtë aspekt, është ditë e mirë për trasanksione për ju të kësaj shenje, ku mund të bëni ndonjë blerje apo diçka tjetër. Në fushën e dashurisë është një moment i mirë para se të mbyllet ky muaj. Është moment i mirë, pasi me mbylljen e muajit, mund të mbyllni dhe çështjet e lëna pezull. Në dashuri kombinimet më të mira janë me shenjat e Ujorit, Demit dhe Akrepit, ku është një mundësi e mirë për njohje të reja dhe lidhje. Dita më e mirë është e marta dhe dita e enjte.
Në vendin e 9-të Gaforrja
Ditën e enjte të datës 29 shkurt, do keni një ndikim planetar favorit me Mërkurin tek Peshqit, duke formuar një gjashtëkëndësh me Jupiterin në Dem, që do të thotë se ju të kësaj shenje mund të keni lajme të mira madje perfekte. I keni mundësitë për çështje pune dhe për rinovime dokumentesh, kjo ju jep mundësi të mira për shumë gjëra që ju interesojnë, edhe pse jeni në kërkim për një punë të re, mundësitë nuk do ju mungojnë, pasi është koha dhe momenti për stabilizime. Në fushën sentimentale duket se kjo javë jua bën më të lehta bisedat me gjininë e kundërt, pasi dashura juaj lidhet me Dem dhe Ujor që janë kombinimet më ideale. Ditët më të mira për bisedime janë e hënë dhe e enjte.
Në vendin e 8-të Binjakët
Meqenëse këtë javë kemi një kënd të Mërkurit me Saturnin, mund të keni disa shtyrje të vogla kështu që është në të mirën tuaj të mos nxitoheni në vendimet që mund të merrni, pasi përfundimi mund të jetë ndryshe nga ai që mund të mendonit. Mirë është që më datë 28 dhe 29 shkurt të anashkaloni planet e rëndësishme, bëjini në ndonjë ditë tjetër. Është një javë e mirë për të mbyllur problemet e së shkuarës dhe të filloni të mendoni për të ardhmen. Në dashuri duket se kjo javë ju buzëqesh dhe ju jep mundësi dhe dritë në fund të tunelit për stabilizim lidhjeje dhe për njohje të reja që kthehen në lidhje serioze. Momenti dhe koha është tani, mos i lini pasdore dashuritë që nuk presin! Ditët më të mira janë e marta dhe e diela.
Në vendin e 7-të Bricjapi
Në këtë javë Bricjapët do të merren me çështjet ekonomike dhe me planet afatgjata. Është kohë e mirë dhe jo problematike për ju dhe është një mundësi e mirë për të bërë takime dhe bisedime, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte. Në sferën sentimentale kërkohet shumë kujdes në këtë javë se mund të keni grindje, sidomos me Dem dhe Gaforre. Zgjidhni çështjet që ju shqetësojnë këtë javë, ndërsa lidhjet e reja janë të favorizuara, sidomos me Peshk dhe me Virgjëreshë. Koha më e mirë për njohje dhe lidhje është e enjte dhe e shtuna.
Në vendin e 6-të Akrepi
Akrep të dashur bëhuni gati për nisma të reja në fushën e biznesit. Kjo javë është javë parapërgatitore sepse është vetëm fillimi i muajit. Në muajin Mars mund të zgjidhi shumë probleme që mund të keni pasur në të kaluarën. Është një moment i mirë në çështje takimesh ekonomike dhe fillime biznesi. Momenti më i mirë është dita e hënë dhe e mërkurë. Në dashuri nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse i keni mundësitë dhe kohën në anën tuaj, sidomos lidhjet perfekte janë me Dash me Akrep të dhjetëditëshit të tretë.
Në vendin e 5-të Demi
Dem të dashur ju në këtë javë do të merreni me takime pune dhe mund të ndryshoni vend pune, pse jo dhe me një rrogë të mirë. Është koha dhe momenti i duhur në këtë drejtim, mundohuni që në këtë javë të bëni takimet e duhura paradite, sidomos të hënën, të enjten ose të premten. Është shumë periudhë e mirë për të stabilizuar një herë e mirë ekonominë tuaj dhe marrjen e një dokumenti të rëndësishëm. Në dashuri nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse kjo javë ju jep shanse të palidhurve të bëjnë njohje afatgjata dhe lidhje serioze, momenti është tani dhe dita më e mirë duket se është e enjtja.
Në vendin e 4-ërt Shigjetari
Ju si shenjë zjarri i keni mundësitë për të dhënë më të mirën në punë apo në udhëtime, keni mundësinë për të bërë dy takime të mira pune. Është momenti i duhur në këtë drejtim edhe pse me shumë vështirësi i keni pasur gjërat, por ka ardhur momenti për stabilizimin në fushën e biznesit. Në fushën e dashurisë kujdes, sepse jeni me të verdhë, një hap larg të kuqes, prandaj kushtojuni vëmendje në këtë aspekt. Lidhjet serioze kanë momentin në këtë javë dhe ju plotësohen ëndrrat. E keni shansin më të mirë me Peshk, Dem dhe Virgjereshë të dhjëtëditëshit të tretë.
Në vendin e 3-të Peshqit
Një javë me lajme të këndëshme për ju. Duket se Peshqit ia keni bërë yzmetin punës dhe jo vetëm, keni shumë plane në mendje dhe kjo javë ju vjen në ndihmë për çdo gjë. Do t’i jepni përparësi çështjeve ekonomike dhe investimeve dhe është koha më e mirë në çdo aspekt. Dashuria është shumë mirë për ju të kësaj shenje dhe momenti është ai që ju dhuron dashurinë e së ardhmes dhe lidhjet më të mira janë me Dash, me Akrep dhe me Virgjëreshë të dhjetëditëshit të parë. Dita më e mirë duket se është e marta dhe e premtja.
Në vendin e 2-të Luani
Ju të kësaj shenje duket se në këtë javë do të bëni ndryshime në çdo aspekt, sidomos në fushën e punës, ku mund të nisni diçka të re në partneritet me një punë që do të jetë afatgjatë dhe ka shumë mundësi të reja që kanë të bëjnë shumë me artin dhe udhëtimet. Në dashuri lidhjet speciale janë me Dem dhe me Peshore. Dita më e mirë është e hëna, e mërkura dhe e diela.
Në vendin e 1-rë Virgjëresha
Mërkuri në Peshk do të thotë kohë vendimesh, konsultime, realizime pune, ekonomi, largpamësi në plane të realizueshme së shpejti. Mos e lini asnjë minutë pa e shfrytëzuar këtë javë ju të kësaj shenje, sepse jo vetëm ju takon, por dhe ju jepen mundësi për çdo gjë që ju do të nisni siç janë negociatat, marrëveshjet, nënshkrimet, karriera, blerje, të gjtha këto ju vijnë në ndihmë falë këndeve të arta planetare që ju jepen. Në dashuri edhe pse keni pasur disa mosmarrëveshje, ka ardhur momenti të gjeni çelësin e artë për t’i zgjidhur. Kombinimi perfekt është me Shigjetar, Luan, Dem. Ditët më të mira janë e hëna, e enjtja dhe e shtuna.