Reperi i njohur amerikan, Jay-Z është duke punuar për një rikthim në skenë të bashkëshortes së tij Beyonce pas lindjes së vajzës së tyre, Blue Ivy. Sipas New York Post, Jay-Z i është drejtuar Live Nation për një marrëveshje në vlerën e 150 milionë dollarëve për një turne botëror të yllit të muzikës R n B, Beyonce, menjëherë pas lindjes së saj në janar.
“Vetëm disa javë pas lindjes së Blue Ivy, Jay është takuar me Live Nation për të diskutuar turneun e Beyonce. Ai dëshironte një marrëveshje në vlerën e 150 milionë dollarëve, por ata kishin ardhur me një ofertë më të ulët”, ka thënë burimi.

SU/ Shqiptarja.com