Pjesëmarrësit e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar Jazz in Albania pas perfomancave që japin në Tiranë udhëtojnë edhe në qytete të tjera të vendit si në Shkodër, Korçë, Pogradec e më gjerë.
Në Korçë artistët kanë perfomuar në pazarin e qytetit.
Festivali i Jazz-it ka nisur të martën në mbrëmje në Tiranë i organizuar nga fondacioni 'Syri Blu'.
Ndërsa shtrirja e këtij festivali në qytetin e Korcës është bërë me përkrahjen e Bashkisë së këtij qyteti.
Të pranishmit kanë kaluar orë të këndshme duke dëgjuar tingujt e duos austriake Rabitsch-Pawlik. Artistja austriake Michaela Rabitsch është e emocionuar nga vizita e saj e parë në këtë qytet.
“Këtu njerëzit janë shumë të dashur. Ndihem shumë mirë dhe jam shumë e emocionuar që kam ardhur të perfomojë në këtë qytet. Është qytet i bukur dhe ka kaq shumë njerëz të bukur”, shprehet Michaela Rabitsch
Pas festivalit kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo u shpreh se duke i shtuar këtë festival, qyteti po bëhet më atraktiv në këtë periudhë vere.
“Është hera e parë që ky festival Jazzi sillet nga organizatorët pikërisht në qytetin e Korcës. Synimi i këtij aktiviteti është që të kombinojë muzikën e vecantë jazz me atraksionet turistike të disa prej qyteteve shqiptare" shprehet Filo
Festivali ndërkombëtar Jazz in Albania do të vijojë deri më 26 korrik, duke i shtrirë koncertet sipas programit edhe në disa qytete kryesore të vendit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.6%
Vota total: 1908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parandalohet krimi në familje në Durrës, 53-vjeçari përleshet me 2 vëllezërit e tij, njëri plagoset! I gjenden armë e silenciator, të tre në pranga (Emrat)
10 Gusht, 14:58
-
Vrau shokun e dhomës në azil, dëshmia e historianit Shehi: E pyeta disa herë Virxhilin nëse kishte njeri tjetër në dhomë, por s’mu përgjigj...
10 Gusht, 14:26
-
Chelsea dëbon Brojën te ekipi U-21, sulmuesi shqiptar do stërvitet me Lukakun! Opsion vetëm largimi
10 Gusht, 14:26
-
Durrës/ Tentoi të digjte mbetjet bujqësore në tokën e tij, vdes i asfiksuar nga zjarri 75-vjeçari (Emri)
10 Gusht, 14:20
-
Sot luan për medaljen historike, FSHM reagon ashpër: Valiev u vodh në Olimpiadë, diskriminim për Shqipërinë
10 Gusht, 14:11
-
Lufta/ Irani: Ne nuk furnizojmë Moskën me armë në luftën me Ukrainën
10 Gusht, 14:05
-
Lufta/ Moska: Selia e mercenarëve të Kievit në Kursk u godit me një raketë termobarike
10 Gusht, 13:55
-
Vrau babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Ishte xheloz dhe me probleme mendore, pashë si nëna dha frymën e fundit!
10 Gusht, 13:20
-
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, dëshmia e autorit të arrestuar: Na sulmoi, mbrojtja gruan dhe djalin! Nuk e dija që e kisha vrarë
10 Gusht, 13:18
-
Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur
10 Gusht, 13:01
-
Tirana në gusht
10 Gusht, 13:01
-
Iraniani shumë i fortë për Dudaev, mundësi i Shqipërisë mbyll garimin në Lojërat Olimpike
10 Gusht, 12:37