Moderatorja e njohur, Albana Osmani, njihet nga publiku jo vetëm për eksperiencën e saj në televizion, por dhe projektin ‘Ti je një luledielli’. Albana Osmani njohtoi para pak kohës se do largohej nga ekrani per t'iu dedikuar radios. Por disa komente të pahijshme e kanë acaruar moderatoren deh për këto sulme ajo ka reaguar publikisht.
“Ju drejtohem ‘monstrave’ që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen, të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë dhe që rrinë çdo ditë duke hapur profile fallco duke thënë që jam ‘një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj’, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që ble një bluze dielli për bamirësi, mos e mbështesni fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur. E mira do fitojë. Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Kopjoje këtë mesazh tek grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të zotit vetë”.-shkruan Albana në postimin e saj.
Te ka hyre vetja ne qejf duke i bere reklame vehtes tende se ke nderruar burrin, e kujt i plas se iken nga televizjoni ti.
Përgjigju