Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka uruar bashkëshorten e tij Michelle me rastin e ditëlindjes së saj. Obama ka publikuar një foto ku dyshja shihen shumë të rinj dhe krahas fotos shkruan:E kam ditur gjithnjë dhe sot jam absolutisht i bindur: Je e rrallë Michelle Obama”.
Barack shihet që i ka hedhur dorën në qafë partneres së tij dhe të dy shihen të buzëqeshur. Ish-Zonja e Parë Michelle Obama sapo mbushi 55 vjeç dhe së fundmi ka nxjerrë në treg librin e biografisë së saj “Becoming” (Duke u bërë), i cili është zyrtarisht një ndër më të shiturit në Amerikë.