'Je këtu? Ku është Jackie?' Gafa e Biden, kërkon kongresmenen që vdiq muajin e kaluar

'Je këtu? Ku është Jackie?' Gafa e Biden, kërkon kongresmenen që vdiq muajin e kaluar

Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference, ka kërkuar publikisht një kongresmene duke harruar se ajo vdiq muajin e kaluar në një aksident rrugor.

Teksa falënderon organizatorët e konferencës, Biden pyet “Jackie je këtu? Ku është Jackie?” duke harruar se kongresmenja amerikane nga Indiana Jackie Walorski humbi jetën në një aksident me makinë në muajin gusht të këtij viti.

Pas kësaj, Biden e kaloi situatën pa asnjë korrigjim të asaj çka përmendi.

"Vërtet një gabim i tmerrshëm dhe i turpshëm," shkroi përfaqësuesja Vicky Hartzler, një republikane nga Misuri, duke iu referuar gabimit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se konfuzioni i presidentit buronte nga fakti që kishte në mendje Walorskin, ndërsa ai kryesonte konferencën, madje ai kishte menduar të priste në një vizitë familjen e saj në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte.

"Atë kishte në mendje," tha Jean-Pierre.

“Ai po mendonte për të ndërsa po përmendte, ai po thërriste kampionët e Kongresit për këtë çështje”, tha ajo.

"Ndjehem sikur shumë prej nesh kanë kaluar nëpër këtë situatë, e dini, është sikurse dikë  ju keni në mendje dhe e thërrisni atë.", shtoi ajo.

Walorski ishte një kongresmene një republikane. Ajo ishte një nga katër bashkësponzoruesit e Kongresit të projektligjit për të financuar konferencën. Jackie Walorski së bashku me dy anëtarë të stafit vdiqën në fillim të gushtit për shkak të një aksidenti  rrugor, pasi makina në të cilën udhëtonin u përplas me një tjetër mjet. Pas vdekjes së Walorskit, Shtëpia e Bardhë dha ​​një deklaratë nga Biden që thoshte se ai dhe gruaja e tij Jill ishin "të shokuar dhe të pikëlluar" nga aksidenti i saj i papritur.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)