Kryeministri Edi Rama nga qendra turistike e Vermoshit ku deklaroi se kjo do të jetë dekada e turizmit malor, në fund të takimit ka shkëmbyer batuta me qytetarët.

Njëri prej tyre teksa e ka falenderuar Ramën për vëmendjen ndaj turizmit, i ka thënë se është kryeministri më i famshëm në vend.

Mirëpo me batutë, Rama i tha se është kryeministri më i gjatë.

Biseda:

Qytetari: Është një zhvillim i madh që na dhe. Është një gjë që ne e kemi prit dhe më në fund e realizove. Jeni kryeministri më i famshëm mund të them.

Edi Rama: Më i gjati jam po më i famshmi s’them.

Qytetari: Edhe më i besueshmi jeni... (vijon më tej komplimentat)


Lajmi kryesor:

Rama në qendrën turistike të Vermoshit: Ne duhet të synojmë turizmin e shtrenjtë (VIDEO)