Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Austi ku është takuar me kancelarin austriak Karl Nehammer. Pas takimit me kancelarin, Rama është njohur me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Hasijen, me të cilën ka zhvilluar një bashkëbisedim.

Përmes një video të ndarë në ‘Facebook’ me Hasijen, Rama ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.

Biseda:

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin austriak sapo mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari a je nga Shqipëria apo Kosova, tha jo, jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej. Hasije përshendeti pak shqiptarët

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë shumë e lumtur që takova kryetarin, për hera e parë në jetën time në 58 vite që e takoj dhe jam shumë krenare që jam e vetmja shqiptare në Austri, jam takuar me kryetarin.

Edi Rama: Ka shqiptarë të tjerë që më kanë takuar.

Hasija: Jo, unë jam

Edi Rama: Po nga këto të Maqedonisë së Veriut, ti je më ylli nga të gjithë Hasije. Përshëndetje gjithëve në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, nga Hasija edhe unë.

Hasija: Mirupafshim.