Britani/ ‘Je skllavja ime’, detajet tronditëse për policin përdhunues: Na tërhiqte zvarrë në dush nga flokët, na godiste me rrip

Britani/ ‘Je skllavja ime’, detajet tronditëse për policin përdhunues: Na tërhiqte zvarrë në dush nga flokët, na godiste me rrip

David Carrick

Një viktimë e policit përdhunuesit serial David Carrick, i cili akuzohet se ka kryer 24 përdhunime në dy dekada, ka treguar për Sky News se si u përdor nga oficeri për të fituar besimin e saj para se ai të niste që të abuzohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ai.

‘Vendi më i sigurt që mund të jesh është  të jesh me mua’- i shkruante ai

Gruaja tha se Carrick mburrej për punën e tij në Policinë Metropolitane, por më vonë vazhdoi ta përdhunonte dhe sulmonte vazhdimisht atë gjatë marrëdhënies së tyre. Gruaja akuzoi oficerin e policisë se e kishte përdhunuar më shumë se një herë, duke thënë: “Unë thosha jo dhe pastaj zgjohesha me të mbi mua”.

Carrick e takoi viktimën në një aplikacion takimesh dhe menjëherë tha se ai ishte një oficer policie për të fituar besimin e saj.

‘Në fillim ishte njeriu i ëndrrave. Ishte kaq simpatik. Por me kalimin e kohës kjo ndryshoi. Sytë e tij ndryshuan. Ai ishte i keq. Kur fillova të flisja me miqtë e tij, ai më ndalonte," tha ajo.

Po kështu ato treguan se si i tërhiqte zvarrë në dush për flokësh, i rrihte me rrip dhe u thoshte “je skllavja ime, je k****”.

‘Ai nuk donte që unë të flisja me askënd. Në mëngjes doja të ngrihesha dhe të filloja punën, por ai nuk më la. Ai mbylli qepenat dhe tha se duhej të pushoja për shkak të asaj që do të më bënte më vonë. Ai tha se donte të kem energji. Ai ishte kaq manipulues - ai e dinte se çfarë po bënte."- tha ajo.

Carrick e përdhunoi vazhdimisht gjatë disa muajve, duke i shkaktuar lëndime dhe ur*noi mbi të.

“Pasi më përdhunonte më thoshte: Mos bëj sikur nuk e doje aq shumë sa unë”.

"Ai ishte një person kaq i tmerrshëm. Ai pinte shumë verë, duke thënë se puna po e stresonte. Ai tha se i urrente të huajt. ‘- tha ajo.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë