‘Je ylli që më ndriçon rrugën’, 40 ditë pas vdekjes së të atit, Aida Shtino rrëqeth me dedikimin: I shtrenjti im (Foto)

‘Je ylli që më ndriçon rrugën’, 40 ditë pas vdekjes së të atit, Aida Shtino rrëqeth me dedikimin: I shtrenjti im (Foto)

Moderatorja Aida Shtino dhe babai i saj Hiqmet Shtino

Moderatorja shqiptare humbi të atin pak më shumë se një muaj më parë dhe sigurisht kjo është një dhimbje që nuk kalohet lehtë. Sot pas 40 ditësh, Aida Shtino i ka dedikuar disa rreshta të atit të saj të ndjerë, ku shprehet se do t’i mungojë gjithmonë.

“Ka kaluar mbi nje muaj 40 dite ,qe ti i shtrenjti babi im je larguar nga kjo jete dhe une ndjej nje boshllek ne zemer e nje mall, qe me bren nga brenda dhe qe e di qe asnjehere nuk do te mbushet... Ti ke qene i pranishem ne jeten time ,qe diten qe une linda dhe deri diten qe ike ashtu pa zhurme , pa shqetesuar njeri... Ke qene nje baba shume i mire dhe shume i drejte gjithe jeten tende,”- shkruan ndër rreshta Shtino.

Më pas ajo vijon duke u shprehur se nëse do të kishte mundësi ta zgjidhte babain e saj, do të zgjidhte gjithmonë atë pasi ka qenë një njeri i drejtë dhe me zemër të madhe.

“Femijet nuk i zgjedhin prinderit , ata i percakton Zoti, por une nese do te me jepej mundesia te zgjidhja , prape do te kisha zgjedhur ty babi, ne te gjitha jetet qe do te jetoja. Ne gjithe jeten time deri me sot , nuk kam njohur dhe nuk njoh nje njeri me te drejte se ty dhe me me zemer te madhe se ty. Falenderoj Zotin qe me dha mundesine te te kem baba dhe te jem aq afer teje.

Ti je dashuria ime e pare ne kete jete , ti je ai qe me percolle aq shume siguri ne jeten time. Prane teje une gjithmoe isha e sigurt dhe sot me duket se pa ty asgje nuk do jete me njesoj... Do te me mungoje shume prania jote fizike ne cdo moment te jetes time, por tashme ngushellohem dhe e di se ti je diku ne anen tjeter, vetem se syte e mi nuk te shikojne , por shpirti im e ndjej se je diku...

Shpirti im te ndjen se je serish me mua , por tashme ne nje menyre tjeter, me te cilen me duhet te mesohem. Je ne kujtimet e mia qe i kam dhe i ruaj si gjerat me te shtrenjta, qe kam ne mendje e zemer.  Je me mua e ndjej , sepse gjerat me te bukura , ndihen me zemer dhe shpirt, panvaresisht se nuk i shohim , por i ndjejme perjetesisht.

Keto dite pa ty kur ngre koken lart nga qielli ne mbremje, me duket se kam pare nje yll te ri. Thone se kur lind nje njeri lind nje yll dhe zbret ne toke, per te realizuar misionin e tij te paracaktuar nga Zoti e mbasi e mbaron kete mision, rikthehet aty ku ka qene ne qiell e shkelqen ne formen e nje ylli , ashtu edhe ti je rikthyet dhe je ylli im, qe me ndricon ne rrugen time cdo mbremje, babi im i shtrenjte!,”- përfudnon statusin e saj moderatorja Aida Shtino.

Status i publikuar nga Aida Shtino 

Hiqmet Shtino u nda nga jeta për shkaqe natyrale më datë 10 gusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin