Ka vdekur në Francë në moshën 96-vjeçare Jean-Marie Le Pen, politikani francez, ish-udhëheqësi dhe bashkëthemeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar. Lajmin për ndarje e tij nga jeta e ka dhënë familja e tij dhe mediat në Francë.
Le Pen një mbrojtës i fortë i parimeve të nacionalizmit në Francë ishte një pikë referimi për të djathtën ekstreme franceze gjatë 50 viteve të fundit.
Ai tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002, me përzierjen e tij të ashpër të populizmit dhe karizmës.
Ai u pasua si shef i partisë nga vajza e tij, Ma-rine Le Pen, e cila që atëherë ka kandiduar për presidencën tre herë dhe e ktheu partinë, në një nga forcat kryesore politike të vendit.