Historike, njeriu bën udhëtimin e parë turistik në pafundësinë e universit! Jeff Bezos dhe tre shoqërues realizojnë rrugëtimin në hapësirë (VIDEO)

Miliarderi amerikan Jeff Bezos, ka realizuar ditën e sotme udhëtimin e ëndrrave, një udhëtim turistik 11 minutësh në hapësirë, me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen, Jeff Bezzos ka arritur të qëndrojë më shumë se 65 milje mbi tokë dhe udhëtarët patën mundësinë të përjetojnë tre minuta me gravitet zero.

Pasi u ulën në tokë, Jeff Bezos mund të dëgjohej duke thënë brenda kapsulës se ishte "dita më e mirë e jetës së tij" duke i përgjigjur astronautes në kullën qëndrore.

Pilotja 82 vjeçare Wally Funk tha se udhëtimi ishte "i pabesueshëm" ndërsa vëllai i Jeff Bezos, Mark Bezos, tha se ndihej  jashtëzakonisht i mire pas uljes. Në bordin e kapsulës ndodhej personi më i vjetër që ka qenë në hapësirë  zonja Funk dhe më i riu po ashtu studenti Oliver Daemen.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin hapësinor dhe New Shepard është pikërisht në funksion të realizimit të këtij qëllimi.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi. Bezos, është themelues i Amazon kompanisë së shitjeve online  dhe ka hequr dorë së fundmi nga drejtimi I kompanisë së tij për tu fokusuar pikërisht në Blue Origin.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre