“Jelekverdhët” vijojnë protestën, nisin tubimin me nderime për jetët e humbura që nga java e saj e parë

“Jelekverdhët” vijojnë protestën, nisin tubimin me nderime për jetët e humbura që nga java e saj e parë

“Jelekverdhët” kanë zhvilluar protestën e tyre në javën e saj të dhjetë. Sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 14:00 shifrat e protestuesve kanë qenë 27 000, një numër më i vogël se ai i një jave më parë.

Shifrat publike janë kontestuar çdo javë nga protestuesit të cilët kanë publikuar sistemin e tyre të numërimit i cili ka nxjerrë një shifra shumë më të larta se ato zyrtare.

Për herë të parë që nga nisja e kësaj proteste, tubimi i kësaj jave qe lajmëruar më herët se do të fillonte në një formë të pazakontë. Ai nisi nga Shtëpia e personave me aftësi të kufizuara, ku ndodhet dhe varri i Napoleon Bonapartit për nder të qindra të lënduarve dhe personave që kanë humbur jetën gjatë protestës që nga java e saj e parë në datën 17 nëntor.

Organizatorët kishin bërë thirrje që pjesëmarrësit të sillnin lule ose të ndiznin qiri për të nderuar të gjithë ata që janë vrarë apo plagosur që nga fillimi i lëvizjes së jelekverdhëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën