Jemen, 96 persona vdesin nga një sulm vetvrasës me bombë

Jemen, 96 persona vdesin nga një sulm vetvrasës me bombë
96 persona kanë humbur jetën sot në Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, nga një sulm vetvrasës me bombë, gjatë provave të një parade ushtarake.
Kamikazi, që kishte veshur uniformën e ushtrisë, shpërtheu veten në mesin e një grupi të ushtarëve në Al-Sabin Square, në afërsi të pallatit presidencial.
Nga sulmi, të paktën 96 ushtarë kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur. Të plagosurit gjenden në shtatë spitale të Sanaa-s nën trajtimin mjeksor.
Ndërkohë ende nuk është vërtetuar nëse sulmuesi sulmuesi ka qënë më parë pjestar i ushtrisë.

Shumica e viktimave ishin nga Organizata Qëndrore të Sigurisë, një forcë ushtarake e komanduar nga Yahya Saleh nipi i ish-presidentit Saleh Ali Abdullah

Sulmi vetvrasës ndodhi ndërsa ushtria po bënte prova për paradën për Ditën Kombëtare të Bashkimit e cila do të zhvillohet ditën e martë. Kjo ditë shënon përvjetorin e bashkimit të vitit 1990 të Marksistëve të Republikës Demokratike në Jemen.

Brig Karim Nahil tha se: Jemeni duhet të qëndrojë i bashkuar në fytyrën e këtij sulmi terrorist. Nesër në do të festojmë bashkimin tonë me gjakun e martirëve tanë në duart dhe fytyrat tona.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës