SANA, 19 shtator /ATSH-AFP/ - Rebelët shiitë të Ansaruallahut ranë dakord për ndërprerjen e sulmeve me luftëtarët sunitë të partisë Al-Islah në Sanaa, theksuan negociatorët pjesëmarrës në një ndërmetësim të ndërmarrë nga një përfaqësues i OKB-së.
"Shefi i rebelëve, Abdel Malek al-Houthi ka ngarkuar dy zëvendësat e tij për nënshkrimin e marrëveshjes në Sana në orët e ardhshme", deklaroi për gazetarët e pranishëm në Saada, në veri të Jemenit, një prej këtyre negociatorëve.
Kjo marrëveshje u realizua pas një intensifikimi të luftimeve që kishin shkaktuar rreth 40 të vdekur në dy kampet dhe detyruar kompanitë ajrore të ndërprisnin fluturimet e tyre në Sanaa, aeroport që ndodhet në sektorin e luftimeve./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com