Jemen, sulm në dasmën e një lideri
rebel, 13 viktima dhe 25 të plagosu

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh ajrore që goditën një dasëm të një lideri rebel në Jemen.

BBC raporton se sulmi ndodhi rreth 100 km në jug-lindje të kryeqytetit Sana.
 
Policia nuk bën me dije se kush ka sulmuar por prej disa ditësh koalicioni i udhëhequr nga sauditët po vazhdon operacionin ajror kundër rebelëve të komunitetit Houthi.
 
Muajin e kaluar, një sulm ajror ndaj një tjetër dasme në afërsi të portit të detit të Kuq, humbën jetën 130 persona, ndërsa koalicioni sudit mohoi përfshirjen e tij në ndonjë sulm të tillë.
 
Janë rreth 5 mijë personat, përfshirë këtu 2.355 civilë, që janë vrarë në sulmet ajrore dhe ato tokësore të nisura në fund të marsit, kur luftëtarët dhe disa njësi ushtarake detyruan presidentin e njohur të largohej nga vendi.
 
Rreth 21 milionë persona, ose 80 për qind e popullsisë së Jemenit, kërkojnë ndihmë, ndërsa 1.5 milion të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
jemen
 
Redaskia Online
(o.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje