Jemen, separatistët marrin
kontrollin e plotë të vendit

Jemen, separatistët marrin<br />kontrollin e plotë të vendit<br>
Në Jemen separatistët kanë marrë pothuajse kontrollin e plotë të portit jugor të Adenit, pas disa ditëve luftime me forcat qeveritare, raportojnë banorët.

Kryeministri Ahmed bin Daghar dhe anëtarët e kabinetit të tij besohet të jenë të fshehur brenda pallatit presidencial në Aden.

Ka disa raportime për bisedime midis separatistëve jugorë dhe forcave qeveritare, të cilët më parë ishin aleatë.

Luftimet hapin një front të ri në Jemen, duke ndarë aleancën kundër rebelëve Houthi në veri.

Sipas Kryqit të Kuq kjo gjë ka çuar tashmë në vdekjen e 40 njerëzve që prej një javë luftime.

Gjithashtu, raportohet se separatistët kanë kapur edhe bazat ushtarake të Adenit.

E ardhmja e Jemenit duket e zymtë për shkak se nuk pritet që të ketë marrëveshje midis qeverisë dhe separatistëve të cilët kërkojnë pushtimin e vendit.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS