ATSH/ Të paktën 43 persona humbën jetën pas një atentati kamikaz në qendër të Sanas kundër mbështetësve të rebelëve shiitë që kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit, theksuan burime mjekësore.

"Më parë, stacioni televiziv rebel 'Al-Massirah' kishte njoftuar për 32 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur", thanë dëshmitarët.
"Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në sheshin 'Tahrir' ku mbështetës të rebelëve shiitë ishin mbledhur", shtuan ata./