'Jemi në formë', trajneri Josa reklamon Vllazninë para përballjes europiane! Kapiteni Gurishta: Craiova favorite, por vendos fusha

Të enjten në orën 21:00 Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë do nisë aventurën europiane në turin e dytë të Conference League ndaj një kundërshatri si rumunët e Craiova-s, të cilët janë favoritë në letër, por ‘arma’ e shkodranëve pritet të jenë tifozët e shumtë në stadium.

“Jam i sigurtë që Vllaznia ka ardhur në formë optimale. Them se pjesmarrja në turin e dytë n aka bërë mirë për faktin e kohës së mjaftueshme për t’u përgatitur,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Ajo është favorit në letër, me statistika, me buxhet, por në futboll nuk vendos buxheti apo vlera e lartë në transfermarket. Shpeshherë në futboll fiton ai që jep maksimumin dhe shpirtin në fushë,”-deklaroi Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë.

Po te enjten skuadra tjetër shqiptare Laçi, që në turin e parë të Conference League eliminoi malazezët e Iskrës, luan në transfertë kundër moldavëve të Petrocub

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit