Deputeti Erjon Braçe jep alarmin se devijimi i shtratit të lumit Shkumbin po sjell një dëm kolosal në lagunën e Divjakës.

Në një postim në facebook Braçe tregon me hartë pasojat e këtij devijimi për të cilën prej 4 vitesh ai dhe kryetari paralajmëruan që do të ndodhë.

“Kanalet e komunikimit të lagunës me detin u taposën njeri pas tjetrit, ndërkohe që tani, komunikimi i lagunës së divjakes me detin thuajse eshte nderprere!” shkruan Braçe.

Deputeti socialist ngre zërin për ndërhyrje emergjente ekologjike.

‘Të kthehet lumi Shkumbin në shtratin e vjetër sa më parë. Ndryshimi i tij ka sjellë këto pasoja. Të ndërhyhet të mbahet hapur gryka e vetme e lagunës e të rivendoset komunikimi i lagunës me detin. Nuk ka kohë për banjo dielli. Koha ka mbaruar! Tani jemi në kohën e vdekjes se lagunës dhe parkut bashke me te!” shkruan Braçe.