Kombet e Bashkuara ngritën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në Liban, duke paralajmëruar se veprimet dhe retorika po e çojnë konfliktin në Lindjen e Mesme në “tjetër nivel”.
“Jemi shumë të shqetësuar, shumë të brengosur për përshkallëzimin në Liban”, tha për AFP-në, Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës për të drejtat e njeriut në OKB.
“Sulmet që kemi parë ndaj pajisjeve të komunikimit, pejxherëve, pas sulmeve me raketa dhe shkëmbimit të zjarrit mes palëve përbëjnë përshkallëzim”, shtoi ajo.
Sipas Shamdasani, OKB-ja që një kohë të gjatë ka paralajmëruar se konflikti mund të shndërrohet në konflikt rajonal, dhe “duket se si veprimet ashtu edhe retorika e palëve në konflikt po e çojnë konfliktin në tjetër nivel”.
Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në baza ditore përgjatë kufitar.
Por, tensionet janë përshkallëzuar së fundi dhe Libani më 23 shtator raportoi për më shumë se 180 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite.
Izraeli tha se ka goditur më shumë se 300 caqe të Hezbollahut përmes dhjetëra sulmeve.
Këto sulme vdekjeprurëse vijnë pasi 39 persona u vranë dhe pothuajse 3.000 u plagosën javën e kaluar pas shpërthimeve që shënjestruan pajisjet e komunikimit që përdoren nga Hezbollahu. Për këto sulme, grupi libanez ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka komentuar për sulmet./ rel
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lufta/ Izraeli bombardon nga ajri në Siri dhe Gaza, 43 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur!
20 Nëntor, 21:15
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor, 16:06
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22
-
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
19 Nëntor, 09:16
-
Lufta/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit në Liban
18 Nëntor, 09:22
Cifutët duhet të izolohen nga pjesa tjetër e botës sepse po e cojnë botën në pragun e luftës së tretë botërore , ku ka cifut ka dhe luftë janë rracë e ndyrë që duan të dominojnë botën me mënyrat e tyre djallëzore të pabesa
PërgjigjuSka lidhje antisemitizmi Ka lidhje pavesia e izraelit o Ani .Kur shkuan ne Palestine kishin pankarta "Mo's na vrisni shpresen" e palestinezet U hapen dyert.qe atehere e Deri me sot izraeli vetem u Ka Marr toke e I Ka perzene neper kampe.i Ka vrar me shumice .durimi Ka nje kufi.normal QE shtohen zerat Kritik QE TI I Quan antisemite .NUK Mund te bejm qorrin.per Mua idealja do ishte te shuheshin te dyja Palet sepse esht sherr Brenda fisit.me histori DHE me Bibel te Dy popujt rrjedhin nga e njejta dege
Prej antisemiteve si puna jote filloi lufta e dyte boterore, dhe jeni shtu shume keto vite. Izraelit nuk i ka ngel gje tjeter vec te evitoje cenimet qe po i behen ekzistences se kombit te vet.