Dy shqiptarë kanë rënë në pranga e karabinierëve në Raguza të Italisë, pasi janë kapur me 1.1 kg drogë të fortë të llojit kokainë. 

Sipas mediave taliane në pranga kanë rënë, Eriseld Hoxhaj 28-vjeç dhe Mariglen Aliaj 20-vjeç, të cilëve gjatë kontorllit në makinën e tyre u është gjetur e fshehur në motorin e makinës sasia e konsiderueshme e kokainës. 

Gjatë ndalimit nga policia italiane, dy shqiptarët deklaruan se ishin tursitë por nga verifikimet rezultoi se ata nuk kishin leje qëndrimi. 

Shqiptarët dyshohet se ishin vetëm transportuesit e drogës e cila e shitur në tregun e zi do të kapte shumën prej 90 mijë eurove.