Jeni çift që nuk keni qejf fotot ose videot? Ky klip i Venerës dhe Lindit do ju bëjë të ndryshoni mendim

Jeni çift që nuk keni qejf fotot ose videot? Ky klip i Venerës dhe Lindit do ju bëjë të ndryshoni mendim

Ndoshta nuk jeni tip që pëlqeni shumë video-t dhe foto, por me siguri klipi i këngës më të fundit të Venerës dhe Lind Islami, ju ka bërë që të ndryshoni mendje.

Dyshja simpatike ka publikuar klipin e tyre më të fundit që mban titullin "M'flen në shpirt", i cili përveç tekstit kuptimplotë është shoqëruar me një super klip.

Sa për sqarim...nuk ka dalë Venera duke ekspozuar format trupore apo Lindi me makina të shtrenjta i rrethuar nga vajza seksi...ndoshta shumëkush këtë ka menduar sepse në ditët e sotme kur përmban këto elementë mund të quhet "super klip".

Është një video e bërë me kamera amatore të kujtimeve që çifti i ka me njëri-tjetrin gjatë udhëtimeve të ndryshme, të përmbledhura në një këngë e cila duket si himn i dashurisë.

Ja pse duhet të bëni më shumë foto dhe video si çift...për të krijuar "filmin" e dashurisë që me kohën kur t'i riktheni të nxirrni disa mësime, por jo vetëm...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat