‘Unë nga Struga, Lindi pejan! Tirana ‘foleza’ jonë!’ Amfiteatri plot, Venera dhe Lindi koncert ‘me zemër’, këngëtari: Ju rrëfej si lindin këngët tona

Mbrëmjen e së enjtes çifti Venera Lumani dhe Lind Islami mbajtën koncertin e tyre të dytë në Amfiteatrin e Tiranës. Shou, argëtim dhe ‘sekrete’ të zbuluara në biseda të çiltra, artistët rrëfyen se si lindin këngët e tyre lindin nga biseda të përditshme.

Drita e reflektorëve ra mbi ta mbrëmjen e së enjtes, teksa i këndojnë dashurisë (këndojnë këngën ‘Kush’).

Çift në jetë e në skenë, Venera Lumani dhe Lind Islami performojnë “Me zemër”, në koncertin e tyre të dytë në Amfiteatrin e Tiranës, pas recitalit në Teatrin e Operas tetorin e kaluar.

“Mirënjohje ndaj jush! (i drejtohet publikut) Une vij nga një fshat i Strugës, ndërsa Lindi nga Peja dhe gjetëm folezën tonë këtu në Tiranë”, shprehet këngëtarja Venera Lumani.

Në Amfiteatrin e stërmbushur, mes publikut ka nga të gjitha moshat. Edhe vogëlushë që thërrasin emrat e artistëve.

Çifti i këngëtarëve i bën të pranishmit pjesë të shfaqjes, ndërsa banda muzikore luan ‘live’.

Publiku shijon këngët, muzikën, por edhe rrëfime të çiltra të historive të tyre personale, që më pas ndodh të  shndërrohen në poezi.

“Na kanë pyetur shumë se si lindin këngët tona. Ne jemi duke kënduar, psh. dhe Venera thotë: Sikur të kishim një shtëpi të vogël të mbushur plot! Sa bukur do ishte! Dhe unë i them: E bëjmë këngë!

Koncerti mbahet me këngë autoriale të Venerës dhe Lindit, shumica të publikuara rishtazi. Kryesisht duetojnë, por edhe në këngë  si “Pak nga Pak” që njëri nga artistët interpreton solo, janë gjurmët e tjetrit.

“Kjo këngë “Pak nga pak”, është e kompozuar nga unë me shumë dashuri dhe Venera më kërkoi ta këndonte ajo. Edhe pse unë mendoj se do kishte qenë më mirë të mos e këndonte vetëm (qesh)”.

Një mbrëmje që krahas ‘shoë-t’,  u dhuroi të pranishmëve muzikë të mirë, performancë ‘live’  por edhe argëtim e ngrohtësi në koncertin e mbajtur ‘me zemër’.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë