Jeni single dhe të dëshpëruar?! Ja
pse duhet të jeni single dhe të lumtu

Jeni single dhe të dëshpëruar?! Ja<br />pse duhet të jeni single dhe të lumtu
Edhe pse mund të ndiheni keq ose ‘të vetmuara’ teksa shihni qindra çifte në rrugën nga shtëpia për në punë, nuk duhet të ndiheni absolutisht në këtë mënyrë pasi ka një sërë arsyesh pse është më mirë të jeni single dhe jo në një lidhje. Ja cilat janë ato:

1-Ju keni liri për çdo gjë dhe nuk keni dikë që duhet t’i ‘raportoni’ çdo gjë që bëni.

2-Qimet tuaja të fytyrës dhe jo vetëm mund të rriten pa patur frikë nga kritikat.

3-Krevati? Jastëkët? Shtresat? I keni të gjitha për vete!

4-Nëse nuk doni të ‘zhvisheni’, nuk do të keni askënd që do t’ju vijë nga prapa gjithë natën për t’ju ndryshuar mendjen.

5-Nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për ndarjen e kohës së pushimeve mes familjes dhe dikujt tjetër.

6-Nuk keni dikë për të cilin të harxhoni para ekstra. Epo ditëlindjet, përvjetoret, e raste të tjera si këto kushtojnë.

7-Mund të rregjistroheni në portale njohjesh online e të qeshni me bisedat qesharake që zhvilloni aty.

8-Nuk keni përse të merreni me 1 mijë sendet e tij/saj që ju zënë hapësirën në shtëpi.

9-Nuk keni përse të shtireni sikur pëlqeni shoqërinë e askujt.

10-Zakonet e ‘shëmtuara’ të cilat duhet të duroni, janë vetëm ato tuajat.

11-Keni më shumë kohë për të kaluar me shoqërinë. 
single

Marrë nga Anabel.al


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas