Jennifer Aniston 6 muajshe shtatzëne

Jennifer Aniston 6 muajshe shtatzëne
Pas thashethemeve për shtatzëninë e re të Angelina Jolie, edhe Jennifer Aniston ka befasuar me të njëjtin lajm. Të jetë e vërtetë apo thjesht rivaliteti mes dy vajzave të njohura të ekranit po shfaqet në një tjetër formë? Gazeta “Look” raporton se aktorja dhe i dashuri i saj Justin Theroux janë në pritje të një fëmijë, madje ky lajm në fillim i u është besuar miqve të ngushtë të çiftit dhe se aktorja është në muajin e gjashtë. Kjo besohet se ka qenë asyeja e mospjesëmarrjes së saj në natën e madhe të ndarjes së çmimeve Golden Globe. Mediat amerikane pranojnë se Aniston është parë në një shëtitje krah të dashurit të saj me barkun e fryrë, që të lë të kuptosh se është shtatzëni. Gjithsesi, e vërteta e lajmit mbetet e dyshimtë, pasi nëse do të ishte gjashtë muajshe shtatzënë, ku e ka fshehur barku deri tani? Nga ana tjetër aktorja ka pranuar më parë se nëse do të mbetej shtatzënë, do të deklaronte publikisht lajmin, por ndërhokë nuk po e bën.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi