Jennifer Aniston dhe Courtney Cox rrezikojnë miqësinë

Jennifer Aniston dhe Courtney Cox rrezikojnë miqësinë
Aktoret Jennifer Aniston dhe Courtney Cox janë njohur në setin e serialit të njohur “friends” dhe që prej asaj kohe kanë qenë mikesha mjaft të mira. Por mesa duket gjërat nuk janë si më parë, sipas një burimi cox ndihet e braktisur nga aniston qëkur ajo është lidhur me Justin Theroux. Pas divorcit të Jennifer dhe Brad Pitt, ajo i ka qëndruar mjaft afër Aniston por mesa duket nuk po ndodh e njëjta gjë pas divorcit të Cox. “Courtney ndihet shumë e lënë pas dore nga shoqja e saj e ngushtë. Jennifer nuk po gjen më kohë tani që është lidhur me Justin Theroux”, ka thënë burimi për revistën ‘Grazia’.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike