Jennifer Lopez i fiksoi të gjitha femrat me partnerin e saj. Ai moment që këngëtarja pozonte në tapetin e kuq të “MTV VMAs” dhe Alex i bënte foto, vëri që i gjithë rrjeti të shpërthente në meme. Tashmë të gjitha femrat duan një partner si ai i J Lo. Por ndoshta ajo që nuk dinit është se këngëtares i është dashur të bëjë një ‘rrugë’ të gjatë me meshkuj të ndryshëm për të arritur deri tek Rodriguez.
David Cruz
Jennifer Lopez dhe David Cruz
Jennifer nisi lidhjen me David Cruz kur ajo ishte një adoleshente. Lidhja e tyre zgjati në periudhën e viteve 1984-1994.
Chris Paciello
Jennifer lopez dhe Chris Paciello
Paciello ishte një person i lidhur me mafian e Cosa Nostra-s dhe u përfol se kishte një romancë me këngëtaren në vitet ’90.
Wesley Snipes
Jennifer Lopez dhe Wesley Snipes
Snipes dhe Lopez u njohën gjatë xhirimit të filmit “Money Train” në vitin 1995.
Ojani Noa
Jennifer Lopez dhe Ojani Noa
Noa ishte bashkëshorti i Lopez. Ajo e njohur Ojanin kur ai ishte kamerier në një restorant në Miami. Ata u martuan në vitin 1997 dhe u divorcuan 1 vit më vonë.
Tommy Mottola
Jennifer Lopez dhe Tommy Mottola
Drejtori i “Sony Music”, Tommy Mottola, thuhej se ishte lidhur me Jennifer-in pas divorcit të tij nga Mariah Carey, në vitin 1998.
Puff Daddy
Jennifer Lopez dhe Puff Daddy
Në vitet ’90 Puff Daddy dhe Jennifer filluan një romncë që zgjati deri në vitin 2001.
Cris Judd
Jennifer Lopez dhe Cris Judd
Pas lidhjes me Daddy, Lopez u martua me bashkëshortin e saj të dytë, balerinin rezervë Cris Judd në vitin 2001. Martesa e tyre përfundoi 1 vit më vonë dhe më pas ajo nisi lidhjen me Ben Affleck. Divorci u finalizua në vitin 2003.
Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Pasi u takuan në xhirimet e “Gigli”, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nisën lidhjen në 2002-shin. Ata u fejuan në të njëjtin vit, por anuluan martesën në 2003-shin dhe i dhanë fund fejesës në 2004-n.
Marc Anthony
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony
Jennifer Lopez dhe Marc Antony u martuan më 5 qershor të 2004-s dhe u divorcuan në qershor të 2011-s. Ata kanë dy fëmijë bashkë, vajzën Emme Maribel dhe djalin Maximilian David. Thuhet se dvorci erdhi pas tradhtisë së Anthony-t, megjithatë dyshja vijon të ruajë marrëdhënie të mira.
Rodrigo Santoro
Jennifer Lopez dhe Rodrigo Santoro
Në 2011-n, JLo u përfol se kishte nisur një romancë me aktorin që luajti filmin, “Ëhat to Expect Ëhen You’re Expecting”, Rodrigo Santoro.
Bradley Cooper
Jennifer Lopez dhe Bradley Cooper
Në 2011-n, Jennifer Lopez dhe Bradley Cooper mbushën portalet pasi u panë në një darkë romantike në Nju Jork.
Casper Smart
Jennifer Lopez dhe Casper Smart
Lidhja e tyre zgjati nga vitet 2011-2016. JLo u njoh me Casper kur ai punonte si balerin rezervë në turin e saj. Marrëdhënia e tyre pati shumë ulje-ngritje derisa u ndanë në 2016-n pas një tradhtie nga ana e balerinit.
Maksim Chmerkovskiy
Jennifer Lopez dhe Maksim Chmerkovskiy
Këngëtarja dhe balerini u përfolën se ishin në një lidhje në 2014-n. Ai performoi në skenën e “American Music Aëards” në vitin 2013 dhe dyshja u pa më vonë bashkë. Maksim u shpreh lidhur me JLo kështu: “Ajo është e mrekullueshme. Po bëjmë qejf”.
Drake
Jennifer Lopez dhe Drake
Në fund të vitit 2016, Jenifer Lopez dhe Drake u përfolën se ishin në një lidhje. Ata nuk e pranuan asnjëherë dhe këngëtarja u shpreh se ishin vetëm miq të mirë.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
Dhe së fundmi i erdhi radha mashkullit të ëndrrave! JLo dhe Alex nisën lidhjen në fund të 2016-s. Alex është një ish-lojtar i njohur bejsbolli dhe cilësohet si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Lidhja e tyre u zbulua vetëm në mars të 2017-s, ndërsa tashmë prej kohësh çifti është kudo bashkë dhe jemi në pritje të ndonjë dasme.
Eh sa ka gjetur e do gjeje kjo ska te ngopur,lum ata qe e kane shijuar dhe do e shijojne
PërgjigjuFjale vend ke then. Nuk ka si porto rikanet ne ate departament. Nuk ka hamshor qe i mbledh