Jennifer Lopez feston 50 vjetorin, gjithçka magjike në mbrëmjen me 250 të ftuar (FOTO)

Jennifer Lopez feston 50 vjetorin, gjithçka magjike në mbrëmjen me 250 të ftuar (FOTO)

Këngëtarja Jennifer Lopez ka festuar 50 vjetorin e lindjes në një festë madhështore me plot 250 të ftuar.  JLo ishte e shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes nga i fejuari i saj Alex Rodriguez, i cili e surprizoi me një makinë, Porsche GT3 e vitit 2019.

Festa përfshinte një darkë të kuruar në detaje, e plotësuar me lule orkide në mes të tavolinave, dhe një tortë të stërmadhe, rreth së cilës, të gjithë të ftuarit i kënduan këngën e ditëlindjes yllit të pop-it.

Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u finalizua me një spektakël fishekzjarresh.

Këtë herë ishte Jennifer ajo që praktikisht u bë publik para performancave të kolegëve të saj, të valltarëve, por edhe të dy binjakëve të saj, Max dhe Emme, të cilët surprizuan të ëmën me këngët e tyre.

 

1/18
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Frrok Çupi: Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!