Jennifer Lopez nuk ka të ndalur, drejt altarit për herë të katërt

Jennifer Lopez nuk ka të ndalur, drejt altarit për herë të katërt

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe aktorja latine ka ndërmend t’i drejtohet altarit për herë të katërt. Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, Jennifer Lopez do të guxojë sërish me ish-truprojën e saj Alex Rodriguez. Mesa duket më në fund ka ardhur propozimi nga Rodriguez. J.Lo është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës. 48-vjeçarja e publikoi vetë foton në Instagram, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit.

Jennifer është shprehur se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohet ta mbajë përjetë. Këngëtarja ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n. Ndërsa me Alex, aktorja shoqërohet që prej shkurtit të vitit 2017 dhe duken të pandashëm nga njëri-tjetri.

(Jennifer Lopez dhe Marc Anthony)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri