Jennifer Lopez gjatë një interviste të Katie Couric, foli për periudhën kur u nda nga Marc Anthony.

Ajo u shpreh se e kishte pasur shumë të vështirë që ta merrte veten në atë periudhë, madje në disa raste i mungonte dhe dëshira për tu ngritur nga shtrati.

Këngëtarja mahnitëse, e pati shumë të vështirë të marrë veten kur lidhja e saj me Marc Anthony përfundoi. Jennifer prej kohësh është në një lidhje me kërcimtarin Casper, por e ka të vështirë të shprehet në lidhje me ndarjen e saj nga ish- bashkëshorti.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony  

J.Lo, ka qenë e ftuar në emisionin e Katie, për të promovuar filmin e saj të ri, Parker, në të cilin ka luajtur rolin e një gruaje të divorcuar. Në lidhje me filmin ajo u shpreh: " Unë luajta një rol që ka qenë shumë i ngjashëm me jetën time.

Ajo ishte e divorcuar, ishte rreth të dyzetave si edhe shkoi të jetojë me mamin. Pra, ajo ishte në pikën më të keqe të jetës së saj dhe në të njëjtën mënyrë u ndjeva dhe unë gjatë realizimit të rolit.

Jennifer Lopez e Marc Anthony

Kur divorcohesh, mundohesh të mos e japësh veten, të fshehësh emocionet para të gjithëve dhe të qëndrosh e fortë, por ndërsa isha duke xhiruar këtë rol, mënyra sesi u ndjeva ishte e mrekullueshme.

Duke folur sesa i vështirë është divorci, J.Lo është shprehur se së bashku me të dashurin e saj, kanë shtuar në familjen e tyre dhe një pjestar të ri, i cili është qeni Bear.