Jennifer Lopez shtatzënë
apo po na bëjnë sytë?!

Jennifer Lopez shtatzënë<br />apo po na bëjnë sytë?!
Një foto e publikuar nga Jennifer Lopez në Instagram, ka ngritur pikëpyetje tek fansat e këngëtares, nëse bebi numër tre është rrugës.

Shkak për këtë është bërë gjoksi i 47-vjeçares, që sipas disa ndjekësve të vëmendshëm duket më i madh se zakonisht (por nuk përjashtojnë as mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje estetike) dhe barku pak i fryrë.

Prej disa muajsh tashmë, mamaja e binjakëve Max dhe Emme, ka bërë publike lidhjen me Alex Rodriguez, po ashtu baba i dy fëmijëve dhe siç kanë treguar, duken shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin në krah, ndaj nuk do të ishte aspak habi nëse do vendosnin të zgjeronin familjen me një tjetër fëmijë.

Aktualisht Jlo është në mes të xhirimeve të sezonit të tretë të Shades of Blue dhe siç tregon në selfie-n e publikuar para pasqyrës, është totalisht e fokusuar tek personazhi i saj. /Anabel

jlo shtatzene
  Foto e publikuar në Instagram nga Jennyfer Lopez

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas

Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas