Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk synon të hapi Luftë të Ftohtë me Rusinë.

Shefi  i NATO-s i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan.

Stoltenberg ka kritikuar atë që e quan si ''Rusi më kategorike'', ndërsa i ka bërë thirrje Moskës të zbatojë traktet për kontroll të armëve që datojnë që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Vizita e tij ka ardhur pasi ministrant e Jashtëm të 29 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Washington për të shënuar 70-vjetorin e aleancës dhe për të diskutuar rreth kërcënimeve, sigurisë, si dhe çështjet që lidhen me Rusinë dhe Afganistanin

Presidenti i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump bëri thirrje që të gjitha vendet aleate të kontrubojnë në mënyrë të drejtë.