TIRANË- Dhëmbë për dhëmbë, presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili i ka dedikuar një kohë të mirë të fjalimit të tij në Asamblenë e PS-së, LSI-së, dhe veçanërisht atij.

Në dy reagime njëri pas tjetrit, Meta ka përdorur një retorikë jo pak të ashpër, që shkon përtej postit të tij si president. Ai është përgjigjur pyetjes së ngritur nga Rama "se cilën do më shumë, Margarita Tutulanin (e cila dha jetën në rezistencën kundër fashizmit) apo Monika Kryemadhin. Rama e ka sulmuar jo pak për dekoratat që jep për dëshmorët, të cilët e kanë marrë një reagim të ashpër nga Meta.

" O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: "Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner", tha Meta.

Në një përgjigje të dytë, brenda pak minutash, Meta i ka kujtuar se "kush është ai" dhe duke e paralajmëruar "se do e ketë përballë gjithmonë".

"O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi. O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë", shkruan presidenti Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Meta përsërit ftesën për Ramën: O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta

1560262576_thumbnailDSC9939.jpg

Presidenti Ilir Meta e ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv. 

"O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta", tha Rama.

Ora 20:16
I tha 'Spiropalist', Rama ping-pong me Metën: Mos ma mërzit Elisën, se kur të dekorosh Skënderbeun s'ke kujt t'ia dorëzosh medaljen

Ping-pong replikash mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta pas përfundimit të Asamblesë së PS.

Rama i përgjigjet Metës për deklaraën e tij, ku tha se "nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner". Me ironi Rama i drejtohet duke i thënë të mos ia mërzisë Spiropalin sepse kur të dekorojë Skënderbeun s'ka kujt t'ia dorëzojë medaljen.

"Ilir Mos ma mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s'ke kujt tjetër tia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bini edhe kushërinj nga llagapi", shkruan ai.

Ora 20:01
Quajti Ramën 'Spiropalist ordiner', Spiropali 'shuplakë' Metës me 'gafën' e tij: Baba Xhike, Qerimin e ngatërrove me Ilir Kullën! Do ta dekorosh për këngët kundër Shqipërisë

"O Spiropalist ordiner", kështu shkruante presidenti Ilir Meta në një fjali të tij në përgjigjen që i dha kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sulmoi disa herë gjatë Asamblesë së PS.

Kjo ka sjellë reagimin e ministres Elisa Spiropali, e cila është kapur me një "gafë" të Metës me një nga reagimet e tij. Ajo i kujton dekoratën e dekoratën e këngëtarit dibran Qerim Sula, të cilin thotë se e ngatërroi me Ilir Kullën. 

"Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja! Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua", shkruan ajo.