Jep dorëheqjen Jakup Krasniqi
“Faleminderit atyre që më besuan”

Jep dorëheqjen Jakup Krasniqi<br />“Faleminderit atyre që më besuan”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë NISMA, Jakup Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky post.  “Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër".
 
"Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër. Përveç motivit të përgjithshme për tu marrë me politikë, për të kontribuar për vendin me përvojën e fituar nder vite, mbetja në politikë apo ambicie politike për motive personale nuk kam, pasi në ketë plan kam realizuar më shumë sesa kam synuar. Sigurisht që nuk do të nguroj t’ia ofroj përvojën time politike ta vë në shërbim të qytetarëve dhe subjektit politik- NISMA për Kosovën. Ketë nuk do të nguroj ta bëjë derisa të më punojë mendja dhe shëndeti."- ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Kosovës, të cilët, siç ka thënë ai, i kanë dhënë besimin e përfaqësimit të tyre, prej vitit 1992. Krasniqi ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës në parlamentin e kaluar.
 

krasniqi fb doreheqja

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf