Jep dorëheqjen mjeku i klubit të 
 Bayernit pas disfatës nga Porto

Jep dorëheqjen mjeku i klubit të <br /> Bayernit pas disfatës nga Porto
Mjeku i klubit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, i cili në Bayern Munich ka punuar për gati 40 vjet, me të gjithë ekipin mjekësor dha dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).


72 vjeçari Muller-Wohlfahrt, deklaroi para gazetarëve se disfata prej 3:1 nga Porto, e çerek finales të Ligës së Kampionëve, "me arsye të paqarta" ishte përgjegjësi e ekipit mjekësorë.

"Për të pasur raporte të suksesshme ndërpersonale në klub, nevojitet besimi, ndërsa kjo është rrënuar. Kjo është arsyeja që ne si ekip mjekësor morëm vendimi për të dhënë dorëheqje", tha ai. Klubi gjerman akoma nuk ka lëshuar deklaratë në lidhje me këtë ngjarje. Muller-Wohlfahrt, i cili në Bayern Munich ka punuar që nga prilli i vitit 1977, për shkak të lëndimeve të disa lojtarëve të ekipit gjerman kohët e fundit  ishte  objekt i kritikave të ashpra.

Në ndeshjen kundër Portos, lojtarët e rëndësishëm, si Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben, Franck Ribery dhe David Alaba, për shkak të lëndimeve nuk ishin në gjendje për të luajtur. Mediat gjermane raportojnë se lojtarët e lartpërmendur nuk janë shëruar edhe pse ka kaluar kohë e mjaftueshme.


Redaksia Online
(F.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin